SKU: N/A Kategori:

Toscana, 3 Ditë

DestinacioniItali
Dite
Kohëzgjatja3 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Vizitohen: Pisa, Firenze, Siena, Chianti, Montepulciano, San Gimignano, Pienza

►21-23 Mars €329/person

Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 06:00- 07:50 Pisa.
Kthimi: Pisa 17:10 – 18:50 Tirane.

Itinerari

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit, sipas orareve të përcaktuara.
Fluturimi direkt Tiranë – Pisa.
Pas mbërritjes në aeroportin e Pisës dhe përfundimit të procedurave aeroportuale, nisja me autobus drejt Sienës (rreth 1h30).
Vizitë e qytetit mesjetar të Sienës, një nga perlat e Toskanës:
-Piazza del Campo
-Duomo di Siena (vizitë nga jashtë)
-Torre del Mangia (panoramë)

 

Pas vizitës, nisja përmes Chianti Scenic Drive, rrugë panoramike mes kodrave, vreshtave dhe ullishtave tipike toskane.
Ndalesë në zonën e Chiantit, kohë e lirë për drekë dhe degustim vere & produkte lokale (opsionale), në një ambient autentik rural.
Në vijim, nisja drejt Montepulciano, një nga qytetet më fotogjenike të Toskanës:
Shëtitje në qendrën historike si dhe pamje panoramike mbi Val d’Orcia
Pas përfundimit të vizitave, nisja drejt hotelit.
Sistemimi dhe akomodimi në hotel.
Mbrëmje e lirë.

Mëngjesi në hotel.
Nisja drejt San Gimignano, qyteti i famshëm i kullave mesjetare:
-Vizitë e qendrës historike, si dhe shëtitje mes kullave ikonike.
Pas San Gimignano, vazhdimi i udhëtimit drejt Pienzës, kryevepër e Rilindjes dhe zemra e Val d’Orcia:
-Shëtitje panoramike në qendrën historike
-Pamje ikonike mbi kodrat toskane
Kohë e lirë për drekë dhe produkte tradicionale (djathë Pecorino, verë, bruschetta)
Pas përfundimit të vizitave, kthimi në hotel.
Mbrëmje e lirë.

Mëngjesi në hotel dhe check-out.
Nisja drejt Firences, kryeqytetit të artit dhe historisë:
-Piazza del Duomo & Katedralja Santa Maria del Fiore
-Piazza della Signoria
-Ponte Vecchio
Kohë e lirë për shopping ose kafe.

Në vijim, nisja drejt Pisës:
Vizitë e Kulla e Pizës (vizitë nga jashtë) si dhe sheshin qëndror.
Transferim drejt aeroportit të Pisës.
Fluturimi direkt Pisa – Tiranë 17:10 – 18:50.
Fundi i shërbimit.

Në pagesë përfshihen

  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Akomodim në hotel
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas program

Në pagesë nuk përfshihen

  • Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
  • Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese

Informacione Të Rëndësishme

Nëse krevatet nuk do të jenë dopjo, do të jenë dy krevat teke të bashkuar.

Akomodimi në dhomë single ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.

Për fëmijët 0–1.99 vjeç, çmimi i paketës është 130€.

Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 10 ditë para nisjes.

Pagesa e bërë është e pakthyeshme.

Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forcave të jashtme.

Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme, si mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

Nëse personi që udhëton me grup nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe udhëton me njërin ose asnjërin prind, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje).

Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi.

Për çdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.

Përzgjedhja e vendeve në avion është rastësore në momentin e check-in-it online. (Për vende specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

► Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktiviteti tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë operatorëve lokalë që mundësojnë këto shërbime. Për çdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti njoftohet përpara kryerjes së shërbimit.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

329 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Toscana, 3 Ditë

329 

In stock