SKU: N/A Kategori:

Udhëtim Në Siçili

DestinacioniItali
Dite
Kohëzgjatja4 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

►11-14 Shtator €349/person

Vizitohet: Catania, Noto, Siracusa, Ortigia, Taormina
Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 23:20 – 00:55 Catania.
Kthimi: Catania 21:20 – 22:45 Tirane.

Itinerari

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin e grupit, rreth 3 orë përpara nisjes së fluturimit.
Procedurat e check-in dhe nisja me fluturim direkt drejt Sicilisë.

Pas mbërritjes në Catania, transferimi për në hotel dhe akomodimi.

Mëngjes në hotel dhe nisje drejt Syracuse, një nga qytetet më të rëndësishme të botës antike greke dhe ndër destinacionet më magjepsëse të Sicilisë.

Vizita zhvillohet në zemrën historike të qytetit, në ishullin Ortigia, ku historia, miti dhe arkitektura baroke ndërthuren në një atmosferë unike. Ecja mes rrugicave të ngushta na çon te Piazza Duomo, një nga sheshet më mbresëlënëse të Sicilisë, ku dominon madhështia e Duomo di Siracusa, i ndërtuar mbi rrënoja tempulli antik grek.

Do të shohim gjithashtu Fonte Aretusa, një burim legjendar i lidhur me mitologjinë greke, si dhe Tempio di Apollo dhe Castello Maniace, që i japin zonës një karakter historik dhe strategjik unik.

Pas vizitave, kthim në Catania dhe pasdite e lirë për shëtitje individuale, relaks ose eksplorim të qendrës historike të qytetit.

 

Fjetje në hotel.

Mëngjes në hotel dhe nisje drejt qytetit elegant të Noto, i cili njihet si një nga kryeveprat e barokut sicilian. Katedralja e Cattedrale di San Nicolò dominon horizontin e qytetit me madhështinë e saj, ndërsa pallati aristokratik Palazzo Nicolaci të mahnit me ballkonet e tij të zbukuruara me detaje artistike që tregojnë historinë e familjeve fisnike të dikurshme.

Rruga vazhdon drejt Taormina, një nga destinacionet më ikonike të Sicilisë, ku pamjet panoramike dhe atmosfera romantike e bëjnë çdo hap të veçantë. Në Corso Umberto, rruga kryesore e qytetit, jeta pulson mes kafeneve, dyqaneve dhe ndërtesave historike që ruajnë hijeshinë mesjetare. Vizita në Palazzo Corvaja dhe Chiesa di San Giuseppe plotëson përvojën kulturore të qytetit, ndërsa Piazza Duomo mbyll këtë ditë me një atmosferë të qetë dhe autentike siciliane.Kthimi dhe fjetje në hotel në Catania.

Mëngjes në hotel dhe nisje për një vizitë të plotë në Catania, një qytet që ndërthur historinë, arkitekturën baroke dhe jetën moderne siciliane.

Vizita përfshin zemrën historike të qytetit me Piazza del Duomo, ku ndodhet edhe simboli i famshëm Fontana dell’Elefante. Më pas vijojmë përgjatë Via Etnea, rruga kryesore dhe më e gjallë e qytetit, e mbushur me dyqane, kafene dhe ndërtesa historike.

Do të vizitojmë gjithashtu Piazza dell’Università dhe Castello Ursino, një kështjellë mesjetare që sot ruan muze dhe ekspozita kulturore, duke sjellë një tjetër dimension historik të qytetit.

Pas vizitës, kohë e lirë për kafe, shëtitje ose blerje suveniresh në qendër.

Transferimi për në aeroport.

Fund i udhëtimit.

Në pagesë përfshihen

  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Akomodim në hotel
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10 kg)

Në pagesë nuk përfshihen

  • Gjithcka e papërmendur me sipër.
  • Taksa lokale për turistët 1.5/PERSONI/NATE

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

349 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Udhëtim Në Siçili

349 

In stock