VJENË DHE BRATISLLAVË
► 16-19 Tetor €359/person
Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tiranë 08:10 – 09:55 Bratisllave.
Kthimi: Bratisllave 06:00 – 07:35 Tiranë.
Itinerari
Takimi 3 orë përpara udhëtimit me shoqëruesin në aeroport.
Udhëtimi me avion Tiranë – Bratisllavë. Mbërritja në orën 09:55 në Bratisllavë.
Nisja drejt Vjenës dhe fillojme vizitat në monumentet e kryesore, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e qytetit si dhe Hofburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve.
Kohë e lirë për qëndrim në Sheshin St Stephen’s Cathedral. Pas vizitës, sistemim dhe fjetje në hotel në Vjenë.
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit vazhdojmë vizitat ne Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes perandorake Habsburg si dhe kopshtet e tij të bukura.
Me pas vizitojmë Belvedere Palace, një shembull elegant i artit dhe arkitekturës baroke, me kopshtet e tij të rregulluara dhe pamje mbresëlënëse
Pas vizitave transferim për në Bratisllavë.
Sistemimi dhe fjetje në hotel.
Mëngjesi në hotel. Vizitë e Bratisllavës: Old Town, me shëtitje në rrugicat historike, statujat e famshme dhe Michael’s Gate.
Më pas shëtitje përreth Bratislava Castle, me pamje panoramike mbi qytet dhe lumin Danub.
Ndalesa pranë St. Martin’s Cathedral dhe Primate’s Palace, ndërtesa historike që pasqyrojnë trashëgiminë kulturore të qytetit. Pas kësaj, vizitë e shkurtër te Blue Church (St. Elizabeth’s Church) për të admiruar arkitekturën unike Art Nouveau.
Dita përfundon me qëndrim të lirë në Eurovea Promenade, buzë lumit Danub.
Sistemimi dhe akomodimi në hotel.
Mëngjesi në hotel, dhe transfera direkt për në aeroportin e Bratisllavës.
Fluturimi në 06:00 nga Bratisllva dhe mbërritja në Tiranë në 07:35.
Fundi i shërbimit tonë.
Në pagesë përfshihen
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
- Akomodim në hotel
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
359 €















