Kamping në Gjipe
Kamping në Gjipe
Kampingu në Gjipe ofron një eksperiencë unike për të gjithë ata që duan të shkëputen nga rutina dhe të lidhen me natyrën. I vendosur në një nga gjiret më të bukura dhe të izoluar të bregdetit shqiptar, kampingu është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë qetësi, aventurë dhe përjetime autentike.
Gjiri i Gjipes, i rrethuar nga kanione të egra dhe det i kristaltë, ofron ambientin perfekt për të fjetur në natyrë, për të shijuar perëndime të mrekullueshme dhe për të eksploruar shtigje të panjohura.
Itinerari
Nisja nga Tirana në orën 06:00
Nisja nga Durrësi në orën 06:30
Ndalesë e shkurtër përgjatë rrugëtimit drejt Gjipe.Mbërritja tek parkingu i automjeteve, duhet të ecim rreth 20 minuta për të zbritur në plazh ne Gjipe.
Mbërritja në kamp. Akomodimi ne kamping (cader + dyshek + jastek ) dhe kohë për plazh. Konsumimi i lirë i drekës. Pas dreke qendrim i lire per plazh. Konsumimi i lire i darkës. Pas darke zjarr, muzikë, lojëra dhe animacione
Gjipe- Tiranë:
Konsumimi i mëngjesit ne kamping ne Gjipe. Pas mëngjesit kohe e lire per plazh ne Gjipe ose opsionale vizitë me skaf tek Shpella e Pëllumbave dhe qëndrim për plazh. Pasdite kthimi drejt Durrësit dhe Tiranës. Mbërritja në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë!
Në pagesë përfshihen
- Transporti sipas programit
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
- Fjetja 1 natë në çadra kampingu
- Mëngjesi tek restoranti i kampingut
- Animacione gjatë udhëtimit
Në pagesë nuk përfshihen
- Shëtitje me skaf në shpellë e Pellumbave, 1800 L
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
35 €