Amsterdam & Bruksel
Amsterdam – Qyteti i kanaleve dhe lirisë
Amsterdam është një kryeqytet i gjallë dhe i veçantë, i njohur për rrjetin e tij të kanaleve piktoreske, biçikletat e shumta dhe atmosferën liberale. Me muze si Rijksmuseum, Van Gogh Museum dhe Shtëpia e Anne Frank, qyteti ofron një kombinim të mrekullueshëm të historisë, artit dhe kulturës moderne. Qendra historike me rrugicat e ngushta, tregjet lokale dhe kafenetë buzë kanalit e bëjnë Amsterdamin një destinacion unik dhe të paharrueshëm.
Bruksel – Zemra e Evropës
Brukseli, kryeqyteti i Belgjikës dhe selia e institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian, është një qytet që bashkon elegancën e arkitekturës historike me energjinë e një metropole moderne. Grand Place – një nga sheshet më të bukura në botë – është zemra e qytetit, ndërsa Manneken Pis, muzetë e shumtë dhe gastronomia e shkëlqyer (veçanërisht çokollatat dhe vaflet) e bëjnë Brukselin një vend të pasur me përvoja për çdo lloj udhëtari.
Itinerari
Fluturimi për në Bruksel. Nisja në orën 06.00. Mbrritja në Bruksel në orën 09.00. Transferimi në Bruksel. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të tij. Vizitohen: Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Shtatorja Kineze dhe Kulla Japoneze, Katedralja e Shën Mikelit, Rezidenca Mbretërore, Parlamenti, Pallati i Drejtësisë, Godinat kryesore te Qeverise etj. Pasdite, Nisja për në Bruges të Belgjikës. Ndalesë dhe vizitë e shkurtër në Bruges. Vazhdon udhëtimi në drejtim të Rotterdamit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë kufirit Belg – Hollandez.
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Rotterdam dhe Hagë. Vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjera të këtyre qyteteve. Pasdite vonë, vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel.
Vizitë panoramike e qytetit. Vizitohet Sheshi Dam dhe Sheshi i Muzeve. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Dam.
OPSIONALE: Shëtitje me Anije për të parë Monumentet e Qytetit nga Kanalet e Amsterdamit.
Transferimi për në aeroportin e Brukselit. Fluturimi me avion direkt Bruksel – Tiranë në orën 16:45. Mbrritja në Tiranë në orën 19:15.
Në pagesë përfshihen
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Akomodim në hotel.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion një çantë me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
469 €