SKU: N/A Kategori:

Amsterdam & Bruksel 4 Ditë

DestinacioniHolandë
Dite
Kohëzgjatja4 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

►13-16 Mars – €479/Person
►10-13 Prill – €499/Person

Vizitohet: Amsterdam, Utrecht, Volendam, Zaandam, Zaanse Schans, Bruksel
Itinerari I Fluturimeve:
Nisja: Tiranë 06:55 – 09:55 Eindhoven
Kthimi: Bruksel Charleroi 21:00 – 23:30 Tiranë

Itinerari

Takimi në aeroport me shoqëruesin e udhëtimit, 3 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Eindhoven. Nisja në orën 06:55. Mbërritja në Eindhoven në orën 09:55.Transferimi me Autobus në Utrecht.
Ndalesë per konsumim drekë dhe vizitë në qytetin e Utrecht-it. Qëndrim i lirë ku do të kemi mundësinë edhe për shooping në qendër tregtare.
Vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam. Sistemim dhe akomodim në hotel.
Fundi i shërbimit për ditën e parë.

Pas konusmimit të mëngjesit, itinerari vijon me vizitën në fabrikën e birrës Heineken.

Pas përfundimit te vizitës në eksperiencën Heinekein, sipas dëshires sugjerojmë shëtitjen me anije përmes kanalave të Amsterdamit. Ku numërohen 165 kanale të cilët janë rreth 100 km të gjatë.

Vazhdojme vizitat ne Musemplein, ku do te vizitojme pikat kryesore turistike si Muzeu Van Gogh, Rijksmuseum dhe pas përfundimit në sheshin e muzeve, do të drejtohemi drejt sheshit kryesor të qytetit, Dam Square.
Qëndrimi do të jetë i lirë, ku do të kemi mundësi të shohim kanalet e Amsterdamit, Red Light District si dhe sipas deshirës sugjerojmë të vizitoni shtëpinë-muze të Anne Frank , Madame Tussauds Amsterdam (Keto vizita jane opsionale).

Nisja drejt stacionit qëndror për në hotel.
Fundi i shërbimit për ditën e dytë.

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit, transferimi me autobus për në Volendam ku do të eksplorojmë fshatin e peshkatarëve dhe të provojmë pjatat lokale. Volendam gjithashtu është i njohur për mundësinë e fotografive në kostume tradicionale holandeze dhe për të parë varkat tradicionale në portin e tij të bukur.

Vazhdimi i udhëtimit për në Zaandam për të vizituar Zaanse Schans, një fshat muze me mullinj ere dhe shtëpi tradicionale holandeze. Zaandam gjithashtu ofron një atmosferë të bukur me kanale dhe shtëpi historike, duke e bërë atë një destinacion të preferuar për ata që duan të përjetojnë kulturën dhe historinë holandeze.
Vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam. Sistemim dhe akomodim në hotel.
Fundi i shërbimit për ditën e tretë.

Pas mëngjesit në hotel në Amsterdam, nisja me autobus drejt Belgjikës.
Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbërritje në Bruksel paradite.

Vizitë panoramike dhe në këmbë në kryeqytetin e Belgjikës:

Grand Place – sheshi qendror i Brukselit, i famshëm për ndërtesat me arkitekturë baroke dhe gotike.

Manneken Pis – statuja simbol e qytetit.

Galeries Royales Saint-Hubert – pasazhe elegante me dyqane dhe kafene.

Atomium (vizitë e jashtme, ose hyrje sipas dëshirës).

Kohë e lirë për drekë dhe për të shijuar çokollatat apo birrat tradicionale belge.
Pasdite, transferimi për në aeroportin Charleroi.
Fluturimi Bruksel – Tiranë në orën 21:00. Mbërritja në Tiranë në 23:30.
Fundi i shërbimit tonë.

Në pagesë përfshihen

  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm

Në pagesë nuk përfshihen

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Gjithcka e papërmendur me sipër.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese

Politikat E Fëmijëve

Fëmijët 0–1.99 Vjeç: Paguajnë 130€ Total

Fëmijët 2–9.99 Vjeç: Paguajnë 40€ Më Pak Se Çmimi I Të Rriturit

Fëmijët 10+ Vjeç: Paguajnë Si Të Rritur

Politikat E Udhëtimit:

Programi I Udhëtimit Mund Të Ndryshojë Në Përputhje Me Rrethanat Në Vijim:
• Nëse Kompania Ajrore Ndryshon Oraret E Nisjes Dhe Mbërritjes.
• Nëse Oraret E Vizitave Opsionale Kanë Disponueshmëri Të Ndryshme Nga Ato Të Parashikuara.
• Nëse Ka Vonesa Për Shkak Të Trafikut Ose Qëndrimeve Të Zgjatura Gjatë Ndaleseve Të Planifikuara. Shoferi I Autobusit Ka Një Orar Pune Me Ligj Dhe Ndalese Të Detyrueshme.

Në Çdo Rast, Programi Do Të Zbatohet, Duke Bërë Korrigjimet Dhe Spostimet E Nevojshme.

Nëse Krevati Nuk Do Të Jetë Dopjo, Do Të Jenë Dy Krevat Tekë Të Bashkuar.

Akomodimi Në Dhomë Single Ka Pagesë Extra Në Varësi Të Hoteleve Ku Qëndrohet.

Për Rezervim Nevojitet 50% E Pagesës Parapagim Dhe Pjesa Tjetër 10 Ditë Para Nisjes.

Pagesa E Bërë Është E Pakthyeshme.

Agjencia Nuk Mban Përgjegjësi Për Mbërritjen Në Destinacion Apo Ndryshimin E Programit Në Varësi Të Kushteve Atmosferike Apo Forca Të Ndryshme Madhore.

Agjencia Nuk Mban Përgjegjësi Për Personat E Kthyer Nga Policia Për Arsye Të Ndryshme Siç Janë: Mungesë Dokumentacioni, Espuls, Etj.

Nëse Personi Që Udhëton Me Grupe Nuk I Ka Mbushur 18 Vjeç, Dhe Udhëton Me Njërin Ose Asnjërin Nga Prindërit, I Duhet Patjetër Prokurë E Noterizuar (Dy Kopje).

Pasaporta Duhet Të Ketë Minimalisht 6 Muaj Vlefshmëri Në Momentin Që Ktheheni Nga Udhëtimi.

Për Çdo Ndryshim Në Lidhje Me Oraret E Fluturimit Që Mund Të Kryhen Nga Kompania Ajrore, Ju Do Të Njoftoheni Në Kohë Reale.

Përzgjedhja E Vëndeve Në Avion Është Rastësore Në Momentin E Check-In It Online. (Për Vënde Specifike Ka Kosto Extra Në Varësi Të Fluturimit).

► Çmimet Dhe Disponueshmëria E Muzeumeve, Ekskursioneve Dhe Çdo Aktiviteti Tjetër Lokal Mund Të Ndryshojnë Dhe Janë Përgjegjësi E Vetë Operatorëve Lokalë Që Mundësojnë Këto Shitje. Për Çdo Ndryshim Në Lidhje Me Këto Aktivitete, Klienti Lajmërohet Përpara Kryerjes Së Shërbimit.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

Price range: 479 € through 499 €

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Amsterdam & Bruksel 4 Ditë

Price range: 479 € through 499 €

In stock