Kroçiere në Ishujt Grekë & Kushadasi
Vini Re:
Ky Udhëtim intenerarin e nisjes e ka Tirane – Prishtine – Selanik dhe ne kthim Selanik – Prishtine – Tirane
Zbulo bukuritë e Mesdheut me një kroçierë unike që të çon nëpër ishujt më të famshëm grekë dhe qytetin historik të Kusadasit në Turqi. Ky udhëtim magjik kombinon plazhe të kaltër, kultura të pasura dhe peizazhe mahnitëse natyrore.
Në bord të anijes, përjeto luksin dhe komoditetin me restorante të klasit botëror, argëtim për të gjitha moshat dhe aktivitete relaksuese. Çdo ndalesë ofron mundësi për të eksploruar qytete antike, monumente historike dhe kuzhinë autentike mesdhetare.
Kjo kroçierë është zgjedhja perfekte për të gjithë që kërkojnë një pushim që kombinon aventurën me relaksin në një nga rajonet më të bukura të botës.
Itinerari
Nisja nga Tirana në oren 02.00 dhe udhëtimi me autobus për në Selanik. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Imbarkimi në Kroçieren Celestyal, në Selanik. Drekë dhe Darkë në Kroçiere. Nisja në orën 18:00.
Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Kushadasi në orën 13:00. Ekskursion në Efes. Drekë dhe Darkë në Kroçiere. Nisja në orën 20:00
Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Heraklion, Kretë në orë 10:00. Të lirë për Shëtitje ose Plazh në Kretë. Drekë dhe Darkë në Kroçiere. Nisja në orën 19:00.
Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Santorini në orën 07:00. Të lirë për Shëtitje ose Plazh në Santorini. Drekë dhe Darkë në Kroçiere. Nisja në orën 00:30, pas mesnate.
Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Mykonos në orën 08:00 Të lirë për Shëtitje ose Plazh në Mykonos. Drekë dhe Darkë në Kroçiere. Nisja në orën 02:00, pas mesnate
Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Milos në orë 09:00. Të lirë për Shëtitje ose Plazh në Milos. Drekë dhe Darkë në Kroçiere. Nisja në orën 19:00.
Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Pireus, Athinë në orën 07:00. Të lirë për Shëtitje në Athinë. Drekë dhe Darkë në Kroçiere. Nisja në orën 17:00.
Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Selanik në orë 12:30. Nisja për në Shqipëri. Gjatë rrugës ndalesa të shkurtra. Mbrritja në Shqipëri.
Në pagesë përfshihen
- Udhëtimi vajtje-ardhje me autobus
- Akomodim në Kroçieren Celestyal Crystal
- Mëgjeset, Drekat dhe Darkat në Kroçiere.
- Pije Jo Alkoolike gjatë vakteve.
- Shfaqje, Karaoke, Hyrja në Disko, Sauna dhe aktivitete të ndryshme në Kroçiere.
- Taksat Portuale.
- Bakshishet.
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Taksat Portuale.
- Bakshishet.
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në Monumentet dhe Muzeumet.
- Në zbritjet në porte, transfertat me autobus ose teleferik nga Porti në qytet atje ku është e nevojshme pas Zbritjes nga Kroçierja dhe Shëtitjet
- Opsionale në Vendet e Zbritjes.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
659 €