Lumi i Shalës
Lumi i Shalës është një nga destinacionet më të bukura natyrore në Shqipëri dhe shpesh quhet edhe “Tajlanda shqiptare” për shkak të ujërave të tij të kristalta dhe peizazheve mahnitëse malore.Ndodhet në veri të Shqipërisë, në zemër të Alpeve Shqiptare, dhe është degë e lumit të Komanit.
Lumi i Shales, Blini Park, Liqeni i Komanit
Datat e udhëtimit:
shtator:20, 21, 26, 27 – 25€/personi
Itinerari
► Nisja nga Tirana ne oren 06:00.
Vazhdimi i udhetimit drejt liqenit te Komanit. Ndalese per kafe gjate rruges. Perpara se te nisim lundrimin me vark drejt Lumit te Shales, qendrojme pak ne portin e Komanit per pushim dhe relaks.Shetitja me varke midis bukurive perrallore qe natyra ofron zgjat rreth 50 minuta vetem 1 drejtim. Ngjyra e kaltër e ujit është karakteristike e lumit te Shales, shkëmbinjte e thepisur që e rrethojnë dhe malet e gjelbra e bejne Lumin e Shales, te cilesohet si Tajlanda Shqiptare. Pasi te kemi mberritur nga lundrimi me varke ne Lumin e Shales do te pushojme buze lumit ne piken me kryesore kulmin e bukurise se natyres ne kete zone ku pervecse konsumimit te drekes apo lojrave te ndryshme mund te notojme ne lum. Kohe e lire per tu relaksuar rreth 3-4 ore, shetitje ne natyren e virgjer, argetim, volejboll, plazh, dreka me produkte kryesisht te zones.
Me pas lundrojme perseri me varka nga Lumi i Shales drejt liqenit te Komanit dhe pergatitemi per t’u kthyer ne Tirane.Mberritja ne Tirane ne mbremje.Fundi sherbimit tone!
Në pagesë përfshihen
- Transporti sipas programit
- Varka, Koman – Lumi Shalës – Koman
- Shoqërues shqiptar
Në pagesë nuk përfshihen
- Dreka
Shënim
► Për rezervim nevojitet pagesë e plotë.
► Për realizimin e këtij udhëtimi në lumin e Shales, numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet).
► Në rast anulimi të udhëtimit te lumi i Shales, klienti njoftohet 1–2 ditë para.
► Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
► Rezervimi i vendeve të para në autobus ka një kosto ekstra 5 euro/person, vendet e dyta kanë kosto 5 euro/person, ndërsa pjesa tjetër e vendeve të autobusit nuk mund të rezervohen dhe mund të merren vetëm në momentin e nisjes.
Politikat e fëmijëve
0 – 1.99 vjeç pa pagesë.
2 – 5.99 vjeç 20% zbritje.
Mbi 6 vjeç pagesë e plotë.
Duhet të keni me vete:
Çantë shpine, këpucë të malit, si dhe shkopinjtë e ecjes, kapele, syze dielli, rroba për t’u ndërruar, ushqim të paketuar, fruta të thata, çokollata, ujë 1.5 litra.
Duhet të keni parasysh që:
Në periudha të caktuara të sezonit veror, niveli i ujit në lumin e Shales është më i ulët se zakonisht. Në raste të tilla do të kemi një ecje me nivel të thjeshtë vështirësie për rreth 50–150 metra distancë.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
25 €