Porto,Lisbonë & Madrid
Porto – Qyteti i verës së famshme port dhe rrugëve me kalldrëm të mbushura me histori. Shëtit nëpër Ribeira, bëj një udhëtim me varkë mbi lumin Douro dhe shijo një degustim vere në kantinat tradicionale të Vila Nova de Gaia.
Lisbonë – Kryeqyteti i Portugalisë të mirëpret me tramvajet e verdhë ikonike, pamjet mahnitëse nga kodrat dhe tingujt e muzikës fado. Eksploro lagjen historike Alfama, vizito Kullën e Belémit dhe shijo një pastel de nata në një nga pastiçeritë tradicionale.
Madrid – Me energjinë e tij të gjallë dhe artin e pasur, kryeqyteti spanjoll të fton të vizitosh Muzeun Prado, të relaksohesh në Parque del Retiro dhe të shijosh një mbrëmje me tapas në Plaza Mayor.
KUJDES: Çmimi mund të ndryshojë. Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.
Itinerari
Në pagesë përfshihen
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Madrid – Tiranë.
- Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
- Akomodim në hotel për 4 net, Fjetje 2 netë në Porto, 1 natë në Lisbone, 1 nate në Madrid.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në (40x30x20cm). (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
744 €