SKU: N/A Kategori:

Pushime ne Amalfi-Positano-Capri

DestinacioniItali
Dite
Kohëzgjatja5 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Pushime Magjike në Amalfi, Positano dhe Capri

Zbuloni mrekullinë e bregdetit italian me një udhëtim unik në Amalfi, Positano dhe ishullin mahnitës të Caprit. Një përzierje perfekte e natyrës, historisë dhe luksit ju pret në një nga destinacionet më të bukura të Mesdheut. Me rrugicat me kalldrëm, plazhet me ujëra kristal dhe pamjet që të lënë pa frymë, kjo është arratisja që e keni ëndërruar gjithmonë.

Eksploroni Positano, perlën e bregut, me shtëpitë shumëngjyrëshe të ngjitura në shkëmbinj dhe atmosferën romantike që të fton të ndalosh kohën.

Vizitoni Amalfin, një qytet historik që kombinon bukurinë natyrore me trashëgiminë kulturore – përfshirë Katedralen madhështore dhe shëtitjet panoramike përgjatë bregut.

Shijoni Ravellon, një fshat në majë të kodrës me kopshte spektakolare dhe koncerte verore që luhen nën yje.

Zbuloni Caprin, ishullin legjendar të perandorëve romakë, me Grottën e Kaltër, butikët luksozë dhe pamjet nga Villa San Michele.

!! Suplementi per Darken: 30 euro/personi/nate !!

Oraret e fluturimeve:
Tiranë-Bari 06:00-07:00
Bari-Tiranë 23:20-00:15

►VIZITOHEN: NAPOLI, AMALFI, POSITANO, CAPRI, SALERNO, SORRENTO, ALBEROBELLO

Itinerari

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë e 30 minuta perpara përpara fluturimit.

Fluturimi direkt Tiranë – Bari.

Mbërritja në Aeroportin e Barit.

Nisja për në Napoli me autobus. Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj.

Transferta nga Napoli drejt hotelit.

Akomodimi ne hotel dhe konsumimi i darkes.

Mëngjesi në Hotel.

Nisja herët me autobus për në Sorrento.

Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Sheshi shën Antoni,Bazilika Sant Antonio etj.

Nisja me traget per ne ishullin Kapri.  (Opsionale pagese extra)

Shëtitje panoramike në Ishull e Kaprit ku vizitohen: Marina Grande, sipas deshirës qendrim ne Marina Grande, pjesa tjeter e grupit vazhdon për në pjesën e qëndrës se Kaprit që ndodhet në pjesën e siperme të ishullit. Ngjitja me fenikular qe  ka një pagese mesatarisht 5 euro vajtje ardhje ku do vizitohet Piazzeta, Kisha e Shen Stefanit,  Grand hotel Quisisana,  Kopshtet e Agustit, Belvedere di Punta Cannone, Via Krupp.

Kthimi me traget në Sorrento.

Kthimi ne Hotel dhe konsumimi i darkes.

Mbremje e lire.

Mëngjesi në Hotel.

Vizite me anije Salerno-Positano- Salerno. (Opsionale pagese extra)

Vizite ne shetitoren e Positanos, kishen e Santa Maria Assunta dhe ngjitje ne nje nga pikat me panoramike te zones ku do te shijoni nje nga pamjet me piktoreske te rivieres.

Kohe e lire per te qendruar ne zonen e plazhit.

Kthimi ne Hotel dhe konsumimi i darkes.

Mbremje e lire.

Vizite me anije Salerno-Amalfi- Salerno. (Opsionale pagese extra)

Shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso.

Kohe e lire per te qendruar ne zonen e plazhit.

Kthimi ne Hotel ne Salerno dhe konsumimi i darkes.

Mbremje e lire.

Mëngjesi në hotel.
Transferta drejt  Barit. Ndalese ne Alberobello ( (Opsionale pagese extra)
Pas vizites ne Alberobello, nisja drejt aeroportit.
Nisja nga Bari dhe mbërritja ne Tiranë sipas orareve përkatëse

Në pagesë përfshihen

  • Akomodimi në hotel me 4*
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10 kg)
  • Mengjeset per ditet e qendrimit

Në pagesë nuk përfshihen

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Anija vajtje-ardhje ne Capri
  • Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese
  • Anija Amalfi-Positano
  • Darka Extra €30/nate

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

499 549 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për person.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Pushime ne Amalfi-Positano-Capri

499 549 

In stock