Pushime në Volos & Ishullin Skiathos
HOTEL MAGNES 4* BB
VOLOS & ISHULLI SKIATHOS – Një udhëtim, dy destinacione magjike!
Volos – qyteti bregdetar me stil grek, plot jetë, histori dhe shije autentike
Skiathos – ishulli i plazheve të arta dhe ujërave kristal, perfekt për relaks dhe eksplorim
KORRIK: 16-20 – HOTEL MAGNES 4* BB – €299/personi
GUSHT: 06-10, 20-24, 27-31 – HOTEL MAGNES 4* BB – €359/personi
SHTATOR: 03-07 – HOTEL MAGNES 4* BB – €269/personi
Itinerari
TIRANE-VOLOS
Nisja nga Tirana ne oren 04:00.
Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Kalimi i doganes ne piken kufitare Kapshticë.
Mberritja dhe akomodimi ne hotel. Qendrim i lire. Mbrëmje e lirë për shëtitje në portin e Jahteve të Volosit dhe sugjerime nga guida per konsumimin e darkës nen sugjerimet e guides në një tavernë tradicionale greke.
ISHULLI SKIATHOS–PLAZHI KOUKOUNARIES
Mëngjesi në hotel.
Nisja nga porti i Volosit me anije drejt Skiathos (extra €40/personi), ishullit me plazhet më të bukura të Egjeut. Plazh në Koukounaries, i njohur për rërën e bardhë dhe pyjet me pisha.
Drekë e lirë në Skiathos dhe kohë për të eksploruar qytetin e ishullit.
Kthimi në Volos pasdite vonë. Mbrëmje e lirë.
AGIOS IOANNIS–PAPA NERO
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt Agios Ioannis, një plazh i mrekullueshëm me rërë të artë dhe ujëra të pastër kristal.
Gjithashtu, sipas deshirës mund të vizitoni dhe plazhin tjeter të famshëm Papa Nero, një plazh i qetë dhe perfekt për relaksim.
Kohë e lirë për plazh, not dhe relaks. Drekë e lirë në një nga tavernat buzë detit. Pasdite kthimi në Hotel dhe mbrëmje e lirë.
KALA NERA-TRENI I PELIONIT
Dita 4: Plazhi Alikes Mëngjesi në hotel.
Nisemi për plazh drejt Kala Nera, një plazh ranor me ujëra të kthjellëta.
Qëndrim i lirë per plazh dhe relaks. Kthimi në Hotel dhe pasdite vizitojme trenin historik të Pelion-it (Moutzouris) (extra €20/personi). Moutzouris është një tren historik me avull që përshkon shpatet e gjelbra të Pelionit, duke lidhur Volosin me Milies. Kthimi ne hotel. Mbrëmje e lire.
METEORA-TIRANE
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi për ne Kallabaka ku do të bëjmë një vizitë panoramike të disa prej manastireve më të famshëm të Meteorës. Zonës më të bukur në Greqi që shquhet për bukurinë e saj natyrore dhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO. Konsumimi i ushqimit në Meteora.
Nisemi drejt pikës kufitare të Kakavisë, ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë. Fundi i shërbimit tonë!
Në pagesë përfshihen
- Transporti sipas programit
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
- Akomodim në hotel
- Mengjeset per ditet e qendrimit
Në pagesë nuk përfshihen
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Dreka dhe darka
- Taksa Lokale Hotel 4* €10 dhoma/nate
- Bileta per ne Skiathos 40 euro/personi
- Bileta e Trenit te Pelioni-t 20 euro/personi
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
269 € – 359 €