SKU: N/A Kategori:

Riviera Italiane,5 Terre & Portofino

DestinacioniItali
Dite
Kohëzgjatja3 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

►17-19 Prill, €379/Person

Itinerari I Fluturimit:
Tirana – Pisa 06:00-07:50
Genoa – Tirana 23:05-00:50

Perfshihet Ne Cmim 5 Terre Treno Card

Itinerari

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin, rreth 3 orë përpara fluturimit.

Fluturimi direkt Tiranë – Pisa. Mbërritje në aeroportin e Pisës, pas përfundimit të procedurave aeroportuale, nisemi me automjet drejt Rivierës Italiane.

Ndalesa jonë e parë është Portofino, një nga destinacionet më elegante dhe piktoreske të Italisë. Vizitë panoramike në qendrën e vogël të qytetit, shëtitje në portin karakteristik me jahtet luksoze dhe kohë e lirë për kafe, foto dhe relaks buzë detit. Mundësi për shëtitje drejt pikave panoramike që ofrojnë pamje mahnitëse mbi gjirin.

Pas vizitës në Portofino, vazhdojmë udhëtimin drejt La Spezia.
Mbërritja, sistemimi në hotel dhe mbrëmje e lirë për shëtitje ose darkë në qytet.
Fjetje në La Spezia.

Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, nisemi drejt stacionit të trenit në La Spezia, nga ku do të udhëtojmë me tren lokal për të zbuluar fshatrat e famshëm të Cinque Terre.

Vizitat përfshijnë:

Riomaggiore – fshati i ndërtuar mbi shkëmb, me rrugica të ngushta dhe shtëpi shumëngjyrëshe që zbresin drejt detit. Shëtitje dhe ndalesa për foto.
Manarola – një nga pamjet më ikonike të Rivierës Italiane, ideale për fotografi panoramike dhe pushim të shkurtër.
Vernazza – fshat i gjallë me port të vogël, rrugica karakteristike dhe mundësi për drekë të lirë në restorante tipike buzë detit.
Monterosso al Mare – fshati më i madh i Cinque Terre, i njohur për plazhin e tij me rërë dhe shëtitoren buzë detit.Pas përfundimit të turit me tren, rikthehemi në La Spezia dhe më pas nisemi me automjet drejt Genoa-s.
Mbërritja në Genoa, sistemimi në hotel dhe mbrëmje e lirë.
Fjetje në Genoa.

Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, fillojmë vizitën panoramike të Genoa-s, një nga qytetet më të rëndësishme historike dhe detare të Italisë.

Gjatë turit do të vizitojmë:

Via Garibaldi, e njohur për pallatet aristokrate dhe arkitekturën madhështore
Piazza De Ferrari, sheshi kryesor dhe zemra e qytetit
Katedralja e San Lorenzo, simbol i Genoa-s
Porti i Vjetër, ku ndodhen Akuariumi i famshëm i Genoa-s dhe Galata Museo del Mare
Kohë e lirë për drekë, shëtitje në qendrën historike, blerje suveniresh ose shijim të kuzhinës lokale.Më pas nisemi drejt airportit të Genoa-s.
Fluturimi Genoa – Tirana në orën 23:05, me mbërritje në Tiranë në orën 00:50.

Në pagesë përfshihen

  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10 kg)

Në pagesë nuk përfshihen

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Hyrja në monumente dhe muzeume.
  • Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
  • Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese

Politikat E Fëmijëve

Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total

Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit

Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur

Politikat E Udhëtimit

Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme

Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme

Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevat teke të bashkuar

Akomodimi në dhomë single ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet

Për fëmijët 0–1.99 vjeç, çmimi i paketës është 130€

Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 10 ditë para nisjes

Pagesa e bërë është e pakthyeshme

Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forcave të jashtme

Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme, si mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

Nëse personi që udhëton me grup nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe udhëton me njërin ose asnjërin prind, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)

Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi

Për çdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale

Përzgjedhja e vendeve në avion është rastësore në momentin e check-in-it online. (Për vende specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit)

► Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktiviteti tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë operatorëve lokalë që mundësojnë këto shërbime. Për çdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti njoftohet përpara kryerjes së shërbimit.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

379 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Riviera Italiane,5 Terre & Portofino

379 

In stock