Udhëtim me Anije në Karaburun & Sazan
Udhëtim me Anije në Karaburun & Sazan – Aventurë Mesdhetare në Shqipëri
Zbulo bukurinë e fshehur të Rivierës Shqiptare me një udhëtim të paharrueshëm me anije në gadishullin Karaburun dhe ishullin historik të Sazanit!
Destinacionet Kryesore:
Ishulli i Sazanit – ishulli më i madh në Shqipëri, me histori ushtarake dhe bunkierë nga periudha e Luftës së Ftohtë. I hapur për turistët pas shumë vitesh izolimi.
Gjiri i Gramatës – një nga vendet më të rralla dhe më të egra të natyrës shqiptare, me shpella detare dhe shkëmbinj të mrekullueshëm.
Shpella e Haxhi Alisë – një mrekulli natyrore e fshehur në brigjet e Karaburunit. Ideale për fotografi dhe eksplorim.
Pushim në plazhe të virgjëra – ndalesa në plazhe si Plazhi i Gjirit të Dafinës ose Plazhi i Bristanit, ku uji është kristal dhe rëra e bardhë.
Itinerari
► Nisja nga Tirana ne oren 06:00.
► Nisja nga Durresi ne oren 06:30.
Vazhdimi i udhëtimit drejt qytetit turistik të Vlorës. Mbërritja në Vlorë. Në orën 10:00 nisim lundrimin me anijen turistike nga porti kryesor i qytetit të Vlorës.
Si fillim shkojmë në Sazan ku do të vizitojmë qytetin e vjetër dhe do të bëjmë plazh.
Koha e qendrimit 3-4 orë.
Pasi largohemi nga ishulli, destinacioni numër dy është vizitë në Shpellën e Haxhi Alisë.
Anija është e madhe dhe nuk mund të futet në shpellë, por për ata qe duan ta vizitojne shpellen nga brenda me gomone gjate qendrimit ne Sazan mund ta vizitojne, eshte me pagese ekstra dhe kushton 1500 Leke (15 euro).
Destinacioni numer tre eshte vizite ne plazhet e Karaburunit pa ndaluar (vizite panoramike).
Anija disponon, Bar & Restorant, gjithashtu do të keni nje animator që do të organizojnë një ditë ndryshe me lojra dhe kërcime gjatë udhëtimit.
Nisja per ne Tirane. Ndalese e shkurter gjate rruges.
Mberritja ne Durres dhe Tirane ne mbremje.
Fundi i sherbimit tone!
Në pagesë përfshihen
- Transporti sipas programit
- Shoqërues shqiptar
- BILETA E ANIJES
Në pagesë nuk përfshihen
- Dreka
- Gjithcka e papërmendur me sipër.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
25 €