SKU: N/A Kategori:

Udhëtim në Indi & Dubai

DestinacioniAzia Jugore
Dite
Kohëzgjatja8 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

KUJDES: Çmimi mund të ndryshojnë. Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.
Çmimi është I ndryshëm në data të ndryshme.

Itinerari

Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes. Fluturimi Direkt Tiranë – Dubai. Nisja nga Tirana në orën 12.55. Mbrritja në Dubai në orën 20.15. Fluturimi Direkt Dubai – Delhi. Nisja nga Dubai në 22.10.

Mbrritja në Delhi në 03.10. Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Delhi, Kryeqyteti i Indisë. Vizitohen: Kështjella e Kuqe e Shah Jehan, Xhamia Jama Masjid, më e madhja në Indi, Pazaret e Chandni Chowk, Memoriali i Mahatma Ghandi Raj Ghat, Tomb of Humayun, Memoriali i Luftës II Porta e Indisë dhe Rezidenca Presdienciale Rashtrapathi Bhawan. Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në hotel. Nisja për në Qutub Minar. Vizitë e Minaresë Qutub Minar. Nisja për në Agra. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritja në Agra. Vizitë e Monumentit të famshëm i Dashurisë Taj Mahal. Vazhdon vizita në Kështjellën Agra Fort ku gjenden disa ndërtesa elegante. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Abhaneri. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritje dhe vizitë në Abhaneri. Vizitohen Puset me shkallë. Nisja për në Jaipur. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritje në Jaipur. Vizitë e Monumenteve kulturore dhe historike: Amber Fort, Maharaja City Palace, Observatori Jantar Mantar dhe Hawa Mahal. Nisja për në Aeroportine Delhit. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë.

Fluturimi Direkt Delhi – Dubai. Nisja nga Delhi në orën 04.10. Mbrritje në Dubai në orën 06.50. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar.
-(Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait – në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
-(Opsionale), Darkë me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet – Shatërvani Kërcimtar në Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te përfshirë (ujë ose pije freskuese) bashkë me transfertën nga Hoteli.

Mëngjesi në Hotel.
-(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë – Burj Khalifa.
-(Opsionale). Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në çmim: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Transferimi në Dubai.
-(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai – Tiranë . Nisja nga Dubai në orën 09:00 – Mbrritja ne Tirane 12:05.

Në pagesë përfshihen

  • Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
  •  Transfertat nga Aeroporti në Hotel në Dubai dhe në Indi dhe anasjelltas
  • Akomodimi në Hotel në Dubai me Mëngjeset në Hotel.
  •  Akomodimi në Hotel në Indi me Mëngjeset në Hotel.
  • Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
  • Shoqërues në shqip në Dubai dhe Indi.
  •  Hyrjet sipas programit në Monumentet në Indi: Taj Mahal, Humayun Tomb, Qutub Minar, Abhaneri, Amber Fort dhe Shëtitje me Triçikël.
  •  Guida vendase në disa Shëtitje
  • Vetëm 1 çantë shpine.
    Shënim: Në cmim nuk përfshihet tarifa e vizës së hyrjes në Dubai prej 89 Euro, ne Indi prej 30 Eurosh dhe të gjitha shërbimet Opsionale.

Në pagesë nuk përfshihen

  •  Shtesë për Vizë Hyrje – €30 në Indi
  •  Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë – €42
  •  Darkë 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervan – €59
  •  Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €64
  •  Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë – €47
  • Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €47

*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente. 2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
Informacion: Për shtetasit me pasaportë shqiptare nuk nevojitet vizë hyrje në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Hoteli në Dubai

ECOS Dubai Hotel -Vlerësimi në booking 9.1 https://www.hmhhotelgroup.com/en/brand/ecos-hotels

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

1599 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Udhëtim në Indi & Dubai

1599 

In stock