SKU: N/A Kategori:

Valencia, Sevilje & Madrid

DestinacioniSpanjë
Dite
Kohëzgjatja6 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

KUJDES: Çmimi mund të ndryshojë. Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.

Itinerari

Fluturimi direkt Tiranë – Valencia. Nisja nga Tirana në orën 18.35. Mbrritje në Valencia në orën 21:35. Transferta për në hotel. Sistemimi fjetje në hotel.

Mëngjesi në hotel. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Valencias, si: Platha de la Reina, Palathio de Kongresos, Planetarium, Muzeu i Shkencave, etj. Nisja për në Granada. Udhëtmi zgjat rreth 5 orë pa ndalesa. Pushime të shkurtra gjatë udhëtmit. Vizitë në Granada, ku vizitohet: Pallati i Alhambrës, Alcazaba, Kopshtet Generalife dhe Monumente të tjera të qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Malaga. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Malaga është kryeqyteti i Costa del Sol dhe vendlindja e piktorit të famshëm Pikaso. Vizitohen rrugicat karakteristike, kopshtet dhe bulevardet, Katedralja e quajtur La Mankita dhe keshtjella me muret rrethues. Vazhdon Udhëtimi për në Sevilje, zgjat 2 orë. Në Sevilje vizitohen: Univeristeti, Fabrika e vjetër e Duhanit, Plaza de Espana, Kulla e Artë, Ura Isabel II, Katedralja e Sevijlle. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Cordoba. Udhëtimi zgjat 2 orë. Në Cordoba vizitohen: Kështjella Alcazar, Xhamia. e filluar si xhami dhe e shndërruar ne kishë, tregu i vjetër. Vazhdon Udhëtimi për në kryeqytetin e Spanjës, Madrid. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Mbrritje në Madrid. Vizitë në sheshin Plaza de Toros, aty ku është një nga arenat e Torreadorëve. Më pas do të shkojmë në Parkun El Retiro. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Mëngjesi në hotel. Vizitë me guidë dhe autobus në qytet. Eksploroni qytetin shumë faqesh të Madridit, me atraksionet, si: Rrugët e famshme të Gran Via dhe Kastejana, Sheshet Platha de Espanja, Puerta Del Sol dhe Puerta de Alkala, Platha de Oriente, Mayor, Puerta de la Operal, Ramales, Sakramaneto, dhe Sheshin Kolon. Vazhdohet vizita në Pallatin Mbretëror, i ndërtuar në një kështjelle të vjetër arabe dhe e ndjekur nga stili klasik, italian. Pallati Mbretëror është një nga Pallatet më të ruajtur në Europë dhe i pasur në tapete, orë dhe objekte të çmueshme. Vizita mbaron me një kalim pranë stadiumit Santiago Bernabeu. Fjetje në hotel.

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Toledo. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Vizitë Panoramike e Monumenteve të Qytetit: Katedralja e Toledos, Fortesa Alcazar, Manastiri Saj Juan de los Reyes, Puerta Bisagra, Puente de San Martin, Mirador del Valle, Sinagoga Juderia, Muzeu El Greco. Nisja për në Aeroportin e Madridit. Fluturimi direkt Madrid – Tiranë. Nisja nga Madridi në orën 20:10. Mbrritja në Tiranë në orën 23:20.

Në pagesë përfshihen

  •  Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Valencia dhe Madrid – Tiranë.
  •  Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
  •  Akomodim në hotel për 5 net,
  •  Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  •  Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në (40x20x25cm) cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk përfshihen

  •  Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  •  Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

549 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për person.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Valencia, Sevilje & Madrid

549 

In stock