SKU: N/A Kategori:

Vjenë & Pragë 4 Ditë

DestinacioniAustri
Dite
Kohëzgjatja4 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

►17 – 20 Prill €399/person (4 dite)

Itinerari i fluturimeve :
Nisja: Tirane 08:10 – 09:55 Bratisllave.
Kthimi: Prage 18:05 – 20:00 Tirane.

Takimi 3 orë përpara udhëtimit me shoqëruesin në aeroport.
Udhëtimi me avion Tiranë – Bratisllavë. Mbërritja në orën 09:55 në Bartisllavë.
Tranfertë drejt Vjenës ku do të vizitojmë: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit.
Vazhdojmë vizitën në Hofburg Palace, një nga komplekset më të rëndësishme historike të qytetit, që ka shërbyer si qendër e Perandorisë Austro-Hungareze.
Kohë e lirë për qëndrim në Sheshin St Stephen’s Cathedral.
Sistemim dhe akomodim në hotel

Mëngjesi në hotel.
Vizitë drejt pallatit mbretëror Schönbrunn Palace rezidenca verore e familjes perandorake, i rrethuar nga kopshte të mrekullueshme.Shëtitje në ambjentet e tij.
Pasdite kohë e lirë për shëtitje në qendër, për të shijuar atmosferën elegante të qytetit, për kafe apo shopping në rrugët kryesore.
Kthimi në hotel. Sistemimi dhe fjetje.

Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit nisemi drejt Prague. Udhëtimi zgjat afërsisht 4 orë.Pas mbërritjes, fillojmë me një vizitë panoramike të qytetit, duke eksploruar kompleksin madhështor të Prague Castle, një nga kështjellat më të mëdha dhe më të vjetra në botë.Vizitojmë gjithashtu St. Vitus Cathedral, simbol i qytetit me arkitekturë gotike mbresëlënëse, si dhe Golden Lane, një rrugicë piktoreske plot histori dhe legjenda.

Transferë për në hotel, akomodimi dhe kohë e lirë për të shijuar mbrëmjen në qytetin e vjetër të Pragës.
Fjetje në hotel.

Mëngjesi në hotel.
Vizitë në Qendrën Historike të Pragës: Ndalesa në Old Town Square, një nga sheshet më të bukura në Evropë, ku ndodhet edhe Prague Astronomical Clock, ora e famshme mesjetare që tërheq vizitorë nga e gjithë bota.

Vizitojmë gjithashtu Charles Bridge, urën ikonike që lidh qytetin e vjetër me atë të ri, duke ofruar pamje të mrekullueshme mbi lumin Vltava.

Kohë e lirë.
Transferë për në aeroportin e Pragës.
Fluturimi për në Tiranë sipas orareve të mësipërme.

Fundi i shërbimit tonë.

Në pagesë nuk përfshihen

  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm

Në pagesë përfshihen

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Hyrja në monumente dhe muzeume.
  • Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
  • Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese

Politikat E Fëmijëve

Fëmijët 0–1.99 Vjeç: Paguajnë 130€ Total

Fëmijët 2–9.99 Vjeç: Paguajnë 40€ Më Pak Se Çmimi I Të Rriturit

Fëmijët 10+ Vjeç: Paguajnë Si Të Rritur

Politikat E Udhëtimit

Programi I Udhëtimit Mund Të Ndryshojë Në Përputhje Me Rrethanat Në Vijim:
• Nëse Kompania Ajrore Ndryshon Oraret E Nisjes Dhe Mbërritjes.
• Nëse Oraret E Vizitave Opsionale Kanë Disponueshmëri Të Ndryshme Nga Ato Të Parashikuara.
• Nëse Ka Vonesa Për Shkak Të Trafikut Ose Qëndrimeve Të Zgjatura Gjatë Ndalesave Të Planifikuara. Shoferi I Autobusit Ka Një Orar Pune Me Ligj Dhe Ndalesa Të Detyrueshme.

Në Çdo Rast, Programi Do Të Zbatohet, Duke Bërë Korrigjimet Dhe Spostimet E Nevojshme.

Nëse Krevati Nuk Do Të Jetë Dopjo, Do Të Jenë Dy Krevat Teke Të Bashkuar.

Akomodimi Në Dhomë Single Ka Pagesë Extra Në Varësi Të Hoteleve Ku Qëndrohet.

Për Fëmijët 0–1.99 Vjeç Çmimi I Paketës Është 130 Euro.

Për Rezervim Nevojitet 50% E Pagesës Parapagim Dhe Pjesa Tjetër 10 Ditë Para Nisjes.

Pagesa E Bërë Është E Pakthyeshme.

Agjencia Nuk Mban Përgjegjësi Për Mbërritjen Në Destinacion Apo Ndryshimin E Programit Në Varësi Të Kushteve Atmosferike Apo Forcave Të Ndryshme Madhore.

Agjencia Nuk Mban Përgjegjësi Për Personat E Kthyer Nga Policia Për Arsye Të Ndryshme Siç Janë: Mungesë Dokumentacioni, Espuls, Etj.

Nëse Personi Që Udhëton Me Grupe Nuk I Ka Mbushur 18 Vjeç, Dhe Udhëton Me Njërin Ose Asnjërin Nga Prindërit, I Duhet Patjetër Prokurë E Noterizuar (Dy Kopje).

Pasaporta Duhet Të Ketë Minimalisht 3 Muaj Vlefshmëri Në Momentin Që Ktheheni Nga Udhëtimi.

Për Çdo Ndryshim Në Lidhje Me Oraret E Fluturimit Që Mund Të Kryhen Nga Kompania Ajrore, Ju Do Të Njoftoheni Në Kohë Reale.

Përzgjedhja E Vendeve Në Avion Është Rastësore Në Momentin E Check-In Online (Për Vende Specifike Ka Kosto Extra Në Varësi Të Fluturimit).

► Çmimet Dhe Disponueshmëria E Muzeumeve, Ekskursioneve Dhe Çdo Aktiviteti Tjetër Lokal Mund Të Ndryshojnë Dhe Janë Përgjegjësi E Vetë Operatorëve Lokalë Që Mundësojnë Këto Shitje. Për Çdo Ndryshim Në Lidhje Me Këto Aktivitete, Klienti Lajmërohet Përpara Kryerjes Së Shërbimit.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

399 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Vjenë & Pragë 4 Ditë

399 

In stock