SKU: N/A Kategori:

Riviera Italiane,5 Terre & Portofino

DestinacioniItali
Dite
Kohëzgjatja4 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Një nga zonat më magjepsëse bregdetare të Italisë, ku fshatrat ngjyrë-llojllojshme të 5 Terre janë të vendosura buzë detit me peizazhe spektakolare. Portofino është një porto luksoz, i njohur për marinën e bukur, rrugicat e ngushta dhe restorantet elegante. Ideal për natyrë, kulturë dhe relaks me stil mes detit dhe maleve.

►2 – 5 Tetor, €399/Person

Itinerari i Fluturimit:
Tirana – Genoa 10:30 – 12:30
Genoa – Tirana 13:10 – 14:55
Përfshihet në Çmim 5 Terre Treno Card

Itinerari

Takimi në aeroportin e Tiranë me shoqëruesin, 3 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë-Genoa. Mbërritje në aeroportin e Genoas sipas orareve të fluturimit dhe pasi kemi përfunduar procedurat aeroportuale do të nisemi drejt Rivierës ku do të bëjmë një ndalese fillimisht në Santa Margherita Ligure.
Pushim për kafe, foto dhe shëtitje. Vazhdimi i udhëtimit për në Portofino, që është perla e rivierës italiane, e famshme për portin e saj piktoresk, jahtet luksoze dhe atmosferën magjike të shëtitores buzë detit. Vizitë panoramike në sheshin kryesor, Piazza Martiri dell’Olivetta, si dhe një shëtitje e shkurtër drejt Castello Brown për një pamje mbresëlënëse mbi gjirin.Pas këtyre vizitave do të nisemi drejt La Spezia.

Mberritja dhe sistemimi në hotel. Mbrëmje e lirë.

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit do të udhëtojmë me tren lokal për të zbuluar fshatrat e famshëm të Cinque Terre.
Ndalojmë dhe shëtisim në Riomaggiore, Manarola, Vernazza dhe Monterosso, secili me arkitekturë karakteristike, pamje mbresëlënëse dhe atmosferë unike mesdhetare. Opsion për drekë panoramike dhe kohë të lirë.
Pasdite vonë, kthehemi në La Spezia ose në zonën përreth për akomodim dhe fjetje.

Stacioni ynë i parë është Riomaggiore, një fshat i ndërtuar në tarraca mbi shkëmbin që bie drejt detit. Shëtisim në qytet, ndalemi për foto rrugicat e tij të ngushta, fasadat me ngjyra dhe portin e vogël

Nga Riomaggiore, udhëtojmë për vetëm disa minuta me tren drejt Manarola. Ky është fshati me pamjen më panoramike të Rivierës Italiane nga ku mund të shohim gjithë fshatin mbi shkëmb. Do të kemi kohë të lirë për foto dhe njëpushim të shkurtër.

Pas Manarola-s, udhëtojmë me tren drejt Vernazza. Arrijmë në portin e saj të vogël, shëtisim në rrugicat me dyqane artizanale dhe mund të ngjitemi në kullën mbrojtëse për një pamje mbresëlënëse të qytetit dhe detit. Do të kemi kohë për drekë të lirë në një nga restorantet tipike buzë detit, me mundësi për të provuar specialitetet e zonës si trofie al pesto, farinata apo një pjatë të freskët me prodhime deti.

Pasdite, vazhdojmë me tren drejt Monterosso al Mare, fshati më i madh i Cinque Terre dhe i vetmi me plazh të gjerë me rërë. Do të kemi kohë të lirë për shëtitje përgjatë lungomares, për një kafe, ose për të shijuar një pushim të shkurtër buzë detit.Pas përfundimit të turit me tren, do të kthehemi në hotel. Mbrëmja e lirë.

Pas mëngjesit në hotel, do të vazhdojmë udhëtimin drejt Genoa-s dhe gjatë rrugës do të bëjmë një ndalesë në Savona, ku do të vizitojmë Kullën e Leonit dhe shëtitoren e saj të bukur buzë detit.

Pas kësaj ndalese, vazhdojmë rrugën drejt Genoa-s, ku do të mbërrijmë në orët e mesditës. Fillojmë eksplorimin me një tur panoramik të qytetit: Via Garibaldi, me pallatet aristokrate të Genoa-s, Piazza De Ferrari, qendra elegante e qytetit, dhe Katedralja e San Lorenzos, një ndër objektet më simbolike të tij.
Do të vizitojmë gjithashtu Portin e Vjetër, ku ndodhen Akuariumi i famshëm i Genoa-s, Galata Museo del Mare.
Kohë e lire për pushim dhe për të bërë shëtitje në qendrën historike dyqanet artizanale, shijim të kuzhinës lokale
Në mbrëmje, sistemimi në hotel në Genoa dhe fjetje.

Pas mëngjesit në hotel, përgatitemi për kthimin.
Transferta drejt aeroportit rreth ores 09:30. Fluturimi Genoa–Tiranë në orën 13:10.

Në pagesë përfshihen

  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10 kg)

Në pagesë nuk përfshihen

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Hyrja në monumente dhe muzeume.
  • Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
  • Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese
  • Cinque Terre Treno Card

Politikat e udhëtimit

Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.

Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevat teke të bashkuar.

Akomodimi në dhomë single ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.

Për fëmijët 0-1.99 vjeç çmimi i paketës është 110 euro.

Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 10 ditë para nisjes.

Pagesa e bërë është e pakthyeshme.

Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca të ndryshme madhore.

Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje).

Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi.

Për çdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.

Përzgjedhja e vendeve në avion është rastësore në momentin e check-in-it online. (Për vende specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

► Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë operatorëve lokalë që mundësojnë këto shitje. Për çdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

Itinerari i fluturimit:
Tirana – Genoa 10:30 – 12:30
Genoa – Tirana 13:10 – 14:55

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

399 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për person.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Riviera Italiane,5 Terre & Portofino

399 

In stock