SKU: N/A Kategori:

Kryeqytetet Skandinave

DestinacioniSkandinavi
Dite
Kohëzgjatja5 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

KUJDES: Çmimi mund të ndryshojë. Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.

Itinerari

Fluturimi direkt Tiranë – Stockholm. Nisja nga Tirana në orën 17:20. Mbrritja në Aeroportin Stockholm në orën 20:25. Transferimi në Hotel. Sistemimi dhe fjetja në hotel ne Stockholm.

Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në Monumentet e Stockholmit: Pallati Drottingholmen, ku do të vizitohen edhe kopshtet e mrekullueshme të tij, Bashkia e qytetit ku çdo vit mbahet ceremonia e nderimit të laureantëve te cmimeve Nobel nga Mbretëria Suedeze, Qyteti i vjetër si dhe ishulli qëndror Gamla Stan ku gjenden Pallati i vjetër mbretëror, sheshi qendror i qytetit dhe me i bukuri Stortoget ku gjendet edhe Akademia Suedeze si dhe Muzeu i Nobelit. Nisja per ne hotel ne Orebro. Sistemimi dhe fjetje ne hotel.

Mëngjesi në hotel.  Visite e qytetit te Orebros rreth 2 ore. Nisja per ne Oslo. Udhetimi zgjat mbi 3 ore. Vizitë e monumenteve kryesore të Oslos: Kështjella Akershus, kështjella mesjetare e qytetit dhe bashkia e qytetit “Rathuset”, ku çdo vit jepet çmimi i Nobel për paqe, do të vazhdojmë me bulevardin qëndror në Oslo Karl Johan Gate ku gjenden Teatri Kombëtar, Parlamenti i Norvegjisë si dhe Pallati mbretëror i Monarkut Norvegjez, Parku me skulptura të Gustav Vigeland, Parku I jashtëzakonshëm “Frogner”, pista e skive Holmenkollen. Sistemimi dhe fjetja në hotel.

Mëngjesi në hotel. Nisje per ne Goteborg. Udhetimi zgjat mbi 2 ore. Vizitë në Monumentet Kryesore të Gotenborgut: Sheshi i Gustav Adolf ku gjendet bashkia e qytetit, qyteti i vjetër Stotorget dhe Domkyrkan, Kopshti mbretëror Kungsparken, Lagjja e vjetër e ndërtuar nga Hollandezet, “Haga”, Sheshi Götaplatsen, ku gjenden disa prej institucioneve kryesore kulturore të Gotenborgut dhe Qendra më e madhe tregtare e Skandinavisë, Nordstan. Vazhdimi i udhetimit per ne Helsinborg. Sistemimi dhe fjetje ne hotel.

Mengjesi ne Hotel. Vazhdimi udhëtmit me traget për në Helsingor , ku është dhe Kështjella në të cilën zhvillohen ngjarjet e veprës së Shekspirit, Hamleti. Ndalesë dhe vizitë rreth 1 orë. Nisja per ne Copenhagen. Udhetimi zgjat rreth 1 orë. Vizitë e Monumenteve kryesore të Kopenhagenit: Katedralja e Kopenhagenit, ku gjendet edhe Universiteti i Kopenhagenit si dhe Rundetaarn, Sheshi kryesor Radhusplatse, ku gjendet bashkia, Pallati Kristianborg, aty ku gjendet edhe parlamenti aktual Denez, Pallati Rosenborg, Sheshi qëndror Amalienborg, ku gjendet edhe pallati aktual i Monarkisë Daneze, Kisha e Frederikut, Shatërvani Gefion, si dhe Sirena e vogël e Hans Peter Andersen. Vazhdimi i udhetimin per ne Malmo nepermjet ures ne Oresundit. Vizit e qendres Historike te Malmos. Transferta për në aeroportin e Malmo. Fluturimi direkt Malmo – Tiranë. Nisja në orën 23.30. Mbrritje në orën 02:05.

Në pagesë përfshihen

  •  Bileta Vajtje me Avion Direkt Tiranë – Stockholm dhe Kthimi me avion Malmo – Tiranë.
  • Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
  •  Fjetje 1 natë në Stokholm, 1 natë në Stockholm, 1 natë Orebro, 1 natë në Oslo, 1 natë në Helsinborg.
  •  Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  •  Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Guidë Vendase gjatë vizitave sipas programit.
  • Lejohet të merret në avion vetëm një çantë me përmasa deri në (40x20x25cm).
(Kujdes – Mbi këto përmasa ka shpenzime të mëdha ekstra).

Në pagesë nuk përfshihen

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  •  Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

579 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për person.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Kryeqytetet Skandinave

579 

In stock