Sarajevë,3 ditë
Mostar – Sarajevo – Medjugore – Ujëvara Kravica
Shtator: 26-28
Tetor: 10-12, 24-26
Nëntor: 7-9, 21-23
Festat e Nëntorit: 28-30
Hotel Hollywood 4 149 euro/personi HB
HB – mëngjes + darkë
Itinerari
-Nisja nga Tirana ne oren 05:00 .
Kryerja e procedurave kufitare. Vizite e shkurter dhe pushim kafeje ku mund te konsumohet nje mengjes i lehte pergjate rruges. Me pas nisemi drejt Mostarit ose qyteti i Menekshese ku do te kemi mundesine te shohim Uren e famshme te Mostarit, rrugen e dyqaneve te mjeshterve te vjeter, Xhamine e Madhe dhe Katedralene e Betonte te Mostarit (e vetmja ne bote). Pas perfundimit te vizites ne Mostar. Nisja per ne Sarajeve. Akomodimi dhe darka ne Hotel.
Konsumimi i Mengjesit. Nisemi tek Burimi i Lumit Bosnia (Vrella Bosna- hyrja extra 6 Marka/personi). Me pas nisemi per ne Bashçarshi, Xhamite dhe Kishat e Sarajeves, qe jo me kot eshte quajtur Jeruzalemi i Europes. Me pas shopping ne qendrat e medha tregtare si SKENDERAJ, OBI, VISA ose ROBOT. Kohe e lire dhe konsumimi i drekes ne nje nga lokalet e qendres se qytetit. Kthimi ne hotel dhe shfrytezimi i ambienteve te hotelit. ( pishina olimpike e mbyllur banja turke xhakuzi etj. )Konsumimi i darkes.
Pas mengjesit nisja per ne Medjugorje ose vendi I Gospa Mira (Zonja e Paqes) ku do te vizitojme Katedralen e Shenjte dhe shijojme bukurite e ketij vendi te bekuar. Nisemi per ne ujevaren Kravica (Hyrja Extra 10 euro/personi)Pasi te kemi shijuar bukurite e ujevares nisemi drejt Tiranes me ndalesa te shkurtra gjate rruges.
Në pagesë përfshihen
- Akomodimi në hotel me 4*
- Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
- Transporti me automjet komod
- Mëngjesi dhe darka
- Përdorimi i pishinës dimërore, SPA
Në pagesë nuk përfshihen
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
- Taksa lokale 2 eur për person/natë
- Dreka
- Bileta e hyrjes në Ujëvaren Kravica. extra 10 euro
- Taksa e hyrjes ne Bosnje 3 euro/personi
Politikat e fëmijëve:
Në rastin kur një fëmijë akomodohet në një dhomë me 2 të rritur aplikohet ulja si më poshtë:
• 0-1.99 vjeç janë falas
• 2-5.99 vjeç, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, 50% zbritje
• Mbi 6 vjeç paguan si i rritur
Shënim:
► Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë extra 75% të çmimit.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
► Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 7 ditë para nisjes.
► Në rast anulimi të udhëtimit klienti njoftohet 2-3 ditë para.
► Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 30.
► Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
► Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
► Nëse nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.
► Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 2h 59min, pas kësaj ore, nëse automjeti nuk rregullohet apo nuk zëvendësohet, agjensia ju rimburson 35% të çmimit të paketës.
► Çmimet e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë operatorëve lokalë që mundësojnë këto shërbime. Për çdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet para kryerjes së shërbimit.
► Rezervimi i vendeve të para në autobus ka një kosto ekstra 15 euro/person, vendet e dyta kanë kosto 10 euro/person, vendet e treta 10 euro/person, ndërsa pjesa tjetër e vendeve të autobusit nuk mund të rezervohen dhe mund të merren vetëm në momentin e nisjes.
► Të dhënat e nisjes dërgohen minimalisht një ditë para udhëtimit me mesazh në numrin tuaj të kontaktit. (Sigurohuni që numri juaj të jetë i vendosur saktë gjatë momentit të rezervimit.)
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
149 €