SKU: N/A Kategori:

Abu Dhabi & Dubai 5 Ditë

DestinacioniDubai
Dite
Kohëzgjatja5 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Zbuloni Magjinë e Abu Dhabit dhe Dubait!
Përjetoni një udhëtim të paharrueshëm në dy nga destinacionet më magjepsëse të Emirateve të Bashkuara Arabe. Nga shkëlqimi modern i Dubait te bukuria kulturore e Abu Dhabit, një  eksperienc unike, udhëtime të organizuara dhe kujtime që zgjasin përjetësisht. Rezervoni tani dhe zbuloni luksin, historinë dhe aventurën në zemër të Lindjes së Mesme!

KUJDES: Çmimi mund të ndryshojë. Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.

Itinerari

Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes. Fluturimi Direkt Tiranë – Dubai (FLY DUBAI). Nisja nga Tirana në orën 12:55 – Mbrritja në Dubai në orën 20:15 . Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar.

-(Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait – në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
-(Opsionale), Darkë me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet – Shatërvani Kërcimtar në Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te përfshirë (ujë ose pije freskuese) bashkë me transfertën nga Hoteli.

Mëngjesi në Hotel.
-(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë – Burj Khalifa.
-(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në çmim: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Transferimi në Dubai.
-(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai – Tiranë . Nisja nga Dubai në orën 08:10 – Mbrritja ne Tirane 11:55.

Në pagesë përfshihen

  • Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
  • Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
  • Akomodimi në Hotel në Dubai
  • Mëngjezet në Hotel.
  • Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
  •  Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit.
  • Guida vendase në disa Shëtitje.

Në pagesë nuk përfshihen

  • Shtesë për Vizë Hyrje – €109 ( nëse nevojitet)
  •  Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë – €42
  •  Darke 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervani – €60
  • Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €68
  • Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë – €47
  • Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €60

Shënim: Përfshihen:
– Një Bagazh 7 kg  (55 x 40 x 23 cm).
– Një Bagazh 20kg.
Hoteli në Dubai : ECOS Dubai Hotel – Vlerësimi në booking 9.1   https://www.hmhhotelgroup.com/en/brand/ecos-hotels

Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:

1. Shtesë për Vizë Hyrje – €109 ( nëse nevojitet)
2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë – €42
3. Darke 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervani – €60
4. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €68
5. Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë – €47
6. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €60

Kujdes: 
-Opsionale  ”Darke 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervan në Burj Khalifa” ,  ju lajmerojme se, klientët duhet të dinë që pas datës 19 Prill, spektakli i shfaqjes së shatërvanit nuk do të jetë në funksion deri në 30 Shtator. Ne do të vazhdojmë të shesim të njëjtën darkë vetëm shfaqje me drita në Burj Khalifa.
*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente. 2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.
Renditja e ekskursioneve mund të ndyshojnë në varësi të disponibilitetit.
Kujdes: Cdo klient duhet te kete se paku 6 muaj validitet
ne pasaportat e tyre. Pasaporta me me pak se 6 muaj validitet
nga  dita e nisjes nga Tirana, do te ndalet ne check-in te aeroportit
dhe do te ndalohet kalimi nga policia kufitare. Agjensia nuk
mbane asnje pergjegjesi, pergjegjesia eshte e pasagjerit.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

699 799 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për person.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Abu Dhabi & Dubai 5 Ditë

699 799 

In stock