Barcelonë 4 ditë
Datat e udhetimeve:
►21-24 Nentor €429
►27-30 Nentor €429
Krishtlindje ne Barcelone:
►25-28 Dhjetor €429
Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 19:10-21:55 Barcelona.
Kthimi: Barcelona 22:35–01:05 Tirane.
Itinerari
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit do të nisemi drejt Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit.
Pas kesaj vizite, do të nisemi drejt Parkut Guell hyrja dhe qëndrimi ne park rreth 1 ore – 1 ore e 30 min.
Pas vizites ne Parkun Guell do të shkojmë drejt Barcelonetes ku do te konsumojmë edhe drekën. Vizite dhe qendrim i lire.
Pas dreke do te vazhdojmë drejt Portit te Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit.
Kthimi dhe akomodim në hotel. Mbrëmje e lire.
Mëngjesi në hotel. Paradite, vizitë në Manastirin e Montserrat.
Mbas vizitës në Montserrat vazhdojmë drejt stadiumi i Camp Nou Barcelona për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit.Në fund do të shkojmë për të vizituar Bazilikën e mrekullueshme Sagrada Famiglia. Kthimi dhe akomodim në hotel. Mbrëmje e lire
Shenim: Vizita ne Montserrat eshte opsionale me pagese extra. Per personat qe nuk do e zgjdhin si opsionale do te kene qendrim te lire ne barcelone dhe do te takohen me guiden individualisht ne piken e radhes (Stadiumi i Camp Nou Barcelona).
Mëngjesi në hotel. Nisim udhëtimin drejt kodrës Montjuik ku gjendet Muzeu Kombëtar i Artit Katalan.
Vazhdojmë vizitat në qytetin e vjetër të Barcelonës duke lëvizur në këmbë dhe do shohim Pallatin e Muzikës Katalanase në afërsi të këtij sheshi. Do të vizitojmë Katedralen e Shën Eulalisë, Urën e Peshkopëve, Sheshin San Jaume, si dhe lagjen gotike të Barcelonës. Shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do të vizitojmë , Bulevardin Las Ramblas si dhe një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial.
Transfera për në Aeroportin e Barcelonës do të jetë në orën 18:00. Fluturimi direkt Barcelonë – Tiranë. Nisja nga Barcelona në orën 21:00. Mbërritja në Tiranë në orën 23:35. Ketu përfundon shërbimi ynë.
Në pagesë përfshihen
- Mëngjesi
- Akomodimi në hotel 3* ose 4*
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
- Bileta e avionit vajtje – ardhje.
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm
Në pagesë nuk përfshihen
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Gjithcka e papërmendur me sipër.
- Taksa lokale për turistët 1.5/PERSONI/NATE
- Dreka dhe darka
- Udhëtimi për në Montserrat
- Hyrja në Park Guell, Sagrada, Camp Nou, Akuarium
Politikat e udhëtimit
Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.
-
Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
-
Akomodimi në dhomë single ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
-
Për fëmijët 0-1.99 vjeç çmimi i paketës është 110 euro.
-
Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 10 ditë para nisjes.
-
Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
-
Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca të ndryshme madhore.
-
Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
-
Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje).
-
Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi.
-
Për çdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
-
Përzgjedhja e vendeve në avion është rastësore në momentin e check in-it online (për vende specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).
► Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktiviteti tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë operatorëve lokalë që mundësojnë këto shitje. Për çdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
429 €