Budva,Kotor & Ulqin 2 Ditë
Vizitohen: Budva, Kotor, Ulqin
► Shtator: 20-21, 27-28
Hotel Zan 3 (Ulqin) – €55/person – HB (mëngjes + darkë)
► Tetor: 04-05, 18-19
Hotel Zan 3 (Ulqin) – €55/person – HB (mëngjes + darkë)
► Tetor: 11-12, 25-26
Hotel Bracera 4 (në qendër – Budva) – €65/person – BB (mëngjes)
► Nëntor: 01-02, 15-16, 22-23, 28-29, 29-30
Hotel Bracera 4 (në qendër – Budva) – €65/person – BB (mëngjes)
BB – mëngjes | HB – mëngjes + darkë
Itinerari
►Dita e pare:
► Nisja nga Tirana në orën 06:00.
►Nisja nga Durresi ne oren 05:15. (Pagesë extra 5 euro/personi)
(Per realizimin e transfertave nga Durresi duhen minimalisht 9 persona pjesemarres, ne te kundert duhet kryer me transport individual)
Kryerja e procedurave kufitare ne Muriqan.Vazhdojme rrugen drejt ishullit te Shen Stefan ku do bejme nje ndalese te shkurter panoramike. Vazhdojme drejt Kotorit i cilesuar si nje nga qytetet me te bukura ne Malin e Zi. Ne Kotor do te vizitojme Qytetin e Vjeter, Portin e Jahteve, Gjirin e Kotorit (Opsionale shetitje me anije ne Gjirin e Kotorit 7 euro/personi). Kohe e lire per te konsumuar dreken ne Kotor (individuale). Pas vizites i drejtohemi qytetit te Budves. Vizitojme qytetin e vjeter te Budva, kercimtaren etj. Me pas nisemi drejt Ulqinit ku do te kryejme dhe akomodimin ne hotel.
Konsumimi i darkes ne hotel. Mbremje e lire.
Akomodimi ne hotel ne Ulqin!
Mengjesi ne hotel. Vizitë në Kalanë e Ulqinit – një fortesë historike me pamje të mrekullueshme nga deti dhe qytetin e Vjeter.
Nisja drejt Ada Bojana, rreth 20 minuta udhëtim nga Ulqini. Mbërritje në Ada Bojana, ishullin e famshëm te Rivieres Malazeze. Konsumimi i drekes ne nje nga restorantet e zones.
Ndalese e shkurter gjate rruges se kthimit per ne Tirane. Mberritja ne mbremje.
Në pagesë përfshihen
- Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
- Akomodimi në hotel 3* ose 4*
- Transporti me automjet komod
- Mëngjesi dhe darka
Në pagesë nuk përfshihen
- Hyrja në monumente dhe muzeume.
- Taksa e Kotorrit 2.5 EUR/person – e detyrueshme
- Taksa lokale 1.50 EUR/person – e detyrueshme
- Shëtitja me anije në Kotor 7 Euro/person
Politikat e femijeve
Ne rastin kur nje femije akomodohet ne nje dhome me 2 te rritur aplikohet ulja si me poshte:
0 – 1.99 vjec (falas)
2 – 5.99 (35 % discount ne krevat me prinderit)
6 vjec dhe siper – pagese e plote
Shenim
► Akomodimi ne dhome teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
► Nese krevati nuk do te jete dopjo, do te jene dy krevate teke te bashkuar.
► Per rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 5 dite para nisjes.
► Per realizimin e ketij udhetimi numri minimal i pjesemarresve eshte 20 (njezet).
► Ne rast anullimi te udhetimit klienti njoftohet 1-3 dite para.
► Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.
► Agjencia nuk mban pergjegjesi per mberritjen ne destinacion apo ndryshimin e programit ne varesi te kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.
► Nese femija nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udheton me njerin ose asnjerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar.
► Drejt Malit te Zi lejohet kalimi vetem me karte ID ose pasaporte e cila duhet te kete minimalisht 3 muaj vlefshmeri ne momentin qe niseni ne udhetim.
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per prishje te automjetit deri ne 2h 59min, pas kesaj ore, nese automjeti nuk rregullohet apo nuk zevendesohet agjensia ju rimburson 35% te cmimit te paketes.
► Cmimet e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjeter lokal mund te ndryshojne dhe jane pergjegjesi e vete operatoreve lokale qe mundesojne keto shitje. Per cdo ndryshim ne lidhje me keto aktivitete, klienti lajmerohet perpara kryerjes se sherbimit.
► Rezervimi i vendeve te para ne autobus, ka nje kosto ekstra 15 euro/person, vendet e dyta kane kosto 10 euro/person, vendet e treta kane kosto extra 5 euro/person, ndersa pjesa tjeter e vendeve te autobusit nuk mund te rezervohen dhe mund te merren vetem ne momentin e nisjes.
► Te dhenat e nisjes dergohen minimalisht nje dite perpara udhetimit me mesazh ne numrin tuaj te kontaktit. (sigurohuni qe numri juaj te jete i vendosur sakte gjate momentit te rezervimit)
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
55 € – 65 €