Cappadocia
KUJDES: Çmimi mund të ndryshojë.Për shkak se çmimet janë dinamike dhe nuk ndryshojnë automatikisht, për këtë arsye ,ju lutemi na kontaktoni paraprakisht për të konfirmuar çmimin dhe disponueshmërinë.
Itinerari
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 2 orë e 30 minuta para nisjes së avionit.
Fluturimi për në Stamboll. Nisja 02:55, Mberritja ne Stamboll ne 06:35
Nisja per ne Kayseri ne oren 08:25 dhe mberritja ne Kayseri ne oren 09:45
Ndalesë në Luginën Devrent, e quajtur ndryshe dhe Lugina e Imagjinates.
Në Luginën Devrent gjenden formacione të ndryshme shkëmbore me pamje dhe forma të veçanta shumë prej të cilave edhe me pamje kafshësh. Kjo e bën luginën të duket si një Kopsht Zoologjik I skulpturave të formuara nga erozioni ndër vite. Mund të dallojmë skulptura në formë deveje, gjarpri, delfini etj.
Hyrja Falas – Qëndrimi 15 minuta.
Vizitohet Punishte Qeramike në Avanos.
Ndiqet prodhimi tradicional me qeramike I prodkteve te ndryshme.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.
Vizitë në Qytetin e Avanos.
Qyteti i vjetër i Avanos, emri i të cilit në kohërat antike ishte Venessa, gjendet në anë të lumit më të gjatë të Turqisë, Kızılırmak (Lumi i Kuq). Prodhimi dhe tregtimi i qeramikës prej balte është aktiviteti më i madh ekonomik në qytet. Qyteti është tërheqës me rrugë me kalldrëm, dhe pamjeve. interesante të Lumit të kuq.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.
Me pas vizitohet Pashabag. Lugina e Pashabag, e njohur gjithashtu si “Lugina e Murgjve” është zone me formacione shkëmbore në formë kërpudhash me kërcell dhe kapele. Lugina është përdorur si një vend izolimi për murgjit dhe këtu gjenden edhe manastire, kisha, faltore dhe vendbanime, si dhe tunele dhe mullinj.
Akomodimi në Hotel.
Fjetje në Hotel.
Në mëngjes herët, opsionale fluturim me balona. Kosto e balonave ndryshon sipas kerkesave te seciles date per kete arsye nuk eshte afishuar dhe cmimi.
Të soditësh Cappadocian nga sipër, një ndjesi që kurrë nuk do ta harroni. Në 55-60 minuta fluturim në koshin e Balonës eksplorohen nga sipër edhe vende dhe shkëmbinj që nuk mund të vizitohen nga poshtë.
Mëngjesi në hotel.
Vizitë ne Ortahisar, per të shijuar pamjen magjike qe ofron kalaja e Ortahisar.
Vazhdon udhëtimi drejt drej Qytetit Nëntokësor të Kaimakli.
Edhe pse i gjithë qyteti nuk është hapur plotësisht, pasi janë zbuluar vetëm 4 kate, Kaymakli është një nga vendbanimet më të mëdha nëntokësore. Nisur nga numri i madh i dhomave nëntokësore në një zonë kaq të vogël, mund të thuhet një numër i madh njerëzish banonin këtu.
Pasdite shëtitje me motorra me katër rrota Për të eksploruar më shumë shkretetirën e Göremes si dhe për të ssoditur perëndimin magjik në realizohet shëtitje me motorra. Eshtë e nevojshme që të kesh njohuri fillestare te levizjes me makinë ose motorr.
Kthimi në Hotel.
Darkë dhe Fjetje në hotel.
Mëngjesi në hotel.
Vizitë në Kalanë Uchisar, qytetin historik Hitit të ndërtuar në një shkëmb. Uchisar ndodhet në pikën më të lartë të Cappadocias dhe e dukshme qartë nga të gjithë qytetet rrotull. Maja e Kalasë Uchisar, ofron një panoramë të mrekullueshme të zones. Kalaja ka 120 shkallë.
Vizitë e lirë në qytet ku mund të shijohen prodhimet tradicionale të zonës Uchisar, ëmbëlsirat dhe frutat e thata.
Ndalesë pë dreke dhe nisje drejt Kayseri.
Transfertë me autobus për në Aeroport.
Fluturimi për në Stamboll.
Nisja nga Kayseri në 16:10.
Mbrritja në aeroportin e Stambollit në 17:40.
Nisja për Tiranë në 22:00.
Mbërritja në Tiranë në 21:40
Fundi i turit.
Në pagesë përfshihen
-
Fluturimi me avion vajtje – ardhje, Tiranë – Ankara dhe Kayseri -Stamboll – Tiranë.
-
Mëngjeset dhe darkat sipas programit.
-
Transfertat dhe Shëtitjet me autobus
-
Shoqërues shqiptar për të gjithë ditët e udhetimit
Në pagesë nuk përfshihen
-
Gjithshka që nuk është përmendur në këtë Program
-
Siguracioni në Udhëtim
-
Pijet gjatë Vakteve
-
Hyrjet në Monumente dhe Muzeume
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
415 €














