Kodra e Diellit – Shkup – Tetovë 2 ditë
Datat e udhëtimit:
►Janar: 24-25, 31-01 Shkurt
►Shkurt: 07-08, 14-15, 21-22, 28-01 Mars
NB Hotel & Spa 5* – €65/person BB (pishine e brendshme & Spa)
BB – me mëngjes (darka ekstra 17 euro/personi)
Itinerari
►Nisja nga Tirana ne oren 06:00.
► Nisja nga Durresi në orën 05:10. (Pagesë extra 5 euro/personi)
-Kryerja e procedurave kufitare ne piken e kontrollit në Dibrën e Madhe, me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës.
-Vazhdojme udhetimin drejt Kopshtit Zoologjik në Shkup, ku do kemi mundësi të shohim nga afër Elefantë, Gamile, Luan, Ujk, Foka, Pinguine dhe kafshë të tjera nga e gjithë bota që do t’i zbulojmë kur të jeni aty. Më pas na pret qyteti i Shkupit, i vendosur rreth 25 km larg Tetovës. Vizita jona fillon nga shtëpia e Nënë Terezës, për të kaluar më pas tek sheshi i shatërvanëvë “Aleksandri i Madh”, Ura e Gurit, Ura e Artistëve, Blloku i Muzeve, Carshia e Vjeter, etj..
-Pasdite nisemi drejt Tetoves ku do te kryejme akomodimin ne hotel NB & Spa 5*, ku mund të shfrytëzojmë lehtësirat e hotelit si: pishina dimërore, sauna, jacuzzi dhe banja turke.
-Konsumimi i darkes ne hotel.
Pas mëngjesit në hotel do të udhëtojmë drejt qendrës së skijimit në Kodrën e Diellit.
*E vendosur midis masivit malor të Bjeshkëve të Sharrit, “Kodra e Diellit” disponon 11 ski-ashensorë, me gjatësi prej 7.7. km, që lidhin shtigjet e skijimit në lartësi prej 1070-2510m. Gjatësia e shtigjeve të skijimit është 20 km nga të cilat 3 janë sipas kritereve të FIS-it (Federates Boterore te Skijimit).
*Qendrim i lire per te ushtruar sportin e skijimit ku nuk mungojne dhe sugjerimet e guides.
*Pas drekes, nisja drejt Tiranes.
Nisemi në rrugën e kthimit. Mbërritja në Tiranë dhe Durrës në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë!
Në pagesë përfshihen
- Mëngjesi
- Transporti me automjet komod
- Akomodimi në hotel me 5 yje
- Përdorimi i pishinës dimërore dhe SPA
- Shoqërues shqiptar
Në pagesë nuk përfshihen
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Pajisjet e skive
- Bileta e teleferikut
- Dreka dhe darka
Politikat e fëmijëve:
Në rastin kur një fëmijë akomodohet në një dhomë me 2 të rritur aplikohet ulja si më poshtë:
• 0-2,99 vjeç janë falas
• 3-6,99 vjeç, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton 50% ulje
• Mbi 7 vjeç paguan si i rritur
Shënim:
► Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë ekstra 75%
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevate teke të bashkuar
► Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
► Në rast anulimi të udhëtimit, klienti njoftohet 1-3 ditë para
► Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 5 ditë para nisjes
► Pagesa e bërë është e pakthyeshme
► Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forcave të ndryshme madhore
► Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme si mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
► Nëse nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar
► Drejt Maqedonisë lejohet kalimi vetëm me kartë ID ose pasaportë, e cila duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që niseni në udhëtim
► Të dhënat e nisjes dërgohen minimalisht një ditë para udhëtimit me mesazh në numrin tuaj të kontaktit (sigurohuni që numri juaj të jetë i vendosur saktë gjatë momentit të rezervimit)
► Rezervimi i vendeve të para në autobus ka një kosto ekstra 15 euro/person, vendet e dyta kanë kosto 10 euro/person, vendet e treta kanë kosto 10 euro/person, ndërsa pjesa tjetër e vendeve të autobusit nuk mund të rezervohen dhe mund të merren vetëm në momentin e nisjes
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
65 €














