SKU: N/A Kategori:

Kryeqytetet Skandinave

DestinacioniSkandinavi
Dite
Kohëzgjatja5 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

KUJDES: Çmimi mund të ndryshojë.Për shkak se  çmimet janë dinamike dhe nuk ndryshojnë automatikisht, për këtë arsye ,ju lutemi na kontaktoni paraprakisht për të konfirmuar çmimin dhe disponueshmërinë.

Itinerari

Fluturimi direkt Tiranë – Stockholm. Nisja nga Tirana në orën 17:20. Mbrritja në Aeroportin Stockholm në orën 20:25. Transferimi në Hotel. Sistemimi dhe fjetja në hotel ne Stockholm.

Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në Monumentet e Stockholmit: Pallati Drottingholmen, ku do të vizitohen edhe kopshtet e mrekullueshme të tij, Bashkia e qytetit ku çdo vit mbahet ceremonia e nderimit të laureantëve te cmimeve Nobel nga Mbretëria Suedeze, Qyteti i vjetër si dhe ishulli qëndror Gamla Stan ku gjenden Pallati i vjetër mbretëror, sheshi qendror i qytetit dhe me i bukuri Stortoget ku gjendet edhe Akademia Suedeze si dhe Muzeu i Nobelit. Nisja per ne hotel ne Orebro. Sistemimi dhe fjetje ne hotel.

Mëngjesi në hotel. Visite e qytetit te Orebros rreth 2 ore. Nisja per ne Oslo. Udhetimi zgjat mbi 3 ore. Vizitë e monumenteve kryesore të Oslos: Kështjella Akershus, kështjella mesjetare e qytetit dhe bashkia e qytetit “Rathuset”, ku çdo vit jepet çmimi i Nobel për paqe, do të vazhdojmë me bulevardin qëndror në Oslo Karl Johan Gate ku gjenden Teatri Kombëtar, Parlamenti i Norvegjisë si dhe Pallati mbretëror i Monarkut Norvegjez, Parku me skulptura të Gustav Vigeland, Parku I jashtëzakonshëm “Frogner”, pista e skive Holmenkollen. Sistemimi dhe fjetja në hotel.

Mëngjesi në hotel. Nisje per ne Goteborg. Udhetimi zgjat mbi 2 ore. Vizitë në Monumentet Kryesore të Gotenborgut: Sheshi i Gustav Adolf ku gjendet bashkia e qytetit, qyteti i vjetër Stotorget dhe Domkyrkan, Kopshti mbretëror Kungsparken, Lagjja e vjetër e ndërtuar nga Hollandezet, “Haga”, Sheshi Götaplatsen, ku gjenden disa prej institucioneve kryesore kulturore të Gotenborgut dhe Qendra më e madhe tregtare e Skandinavisë, Nordstan. Vazhdimi i udhetimit per ne Helsinborg. Sistemimi dhe fjetje ne hotel.

Mengjesi ne Hotel. Vazhdimi udhëtmit me traget për në Helsingor , ku është dhe Kështjella në të cilën zhvillohen ngjarjet e veprës së Shekspirit, Hamleti. Ndalesë dhe vizitë rreth 1 orë. Nisja per ne Copenhagen. Udhetimi zgjat rreth 1 orë. Vizitë e Monumenteve kryesore të Kopenhagenit: Katedralja e Kopenhagenit, ku gjendet edhe Universiteti i Kopenhagenit si dhe Rundetaarn, Sheshi kryesor Radhusplatse, ku gjendet bashkia, Pallati Kristianborg, aty ku gjendet edhe parlamenti aktual Denez, Pallati Rosenborg, Sheshi qëndror Amalienborg, ku gjendet edhe pallati aktual i Monarkisë Daneze, Kisha e Frederikut, Shatërvani Gefion, si dhe Sirena e vogël e Hans Peter Andersen. Vazhdimi i udhetimin per ne Malmo nepermjet ures ne Oresundit. Vizit e qendres Historike te Malmos. Transferta për në aeroportin e Malmo. Fluturimi direkt Malmo – Tiranë. Nisja në orën 23.30. Mbrritje në orën 02:05.

Në pagesë përfshihen

  •  Bileta Vajtje me Avion Direkt Tiranë – Stockholm dhe Kthimi me avion Malmo – Tiranë.
  • Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
  •  Fjetje 1 natë në Stokholm, 1 natë në Stockholm, 1 natë Orebro, 1 natë në Oslo, 1 natë në Helsinborg.
  •  Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  •  Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Guidë Vendase gjatë vizitave sipas programit.
  • Lejohet të merret në avion vetëm një çantë me përmasa deri në (40x20x25cm).
(Kujdes – Mbi këto përmasa ka shpenzime të mëdha ekstra).

Në pagesë nuk përfshihen

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  •  Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

544 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Kryeqytetet Skandinave

544 

In stock