Milano & Liqenet Como, Garda, Maggiore
Milano, kryeqyteti i modës dhe dizajnit, ofron një kombinim magjepsës të historisë dhe modernitetit. Nga Katedralja madhështore Duomo dhe Galeria Vittorio Emanuele II deri te muzeumet dhe butiqet luksoze, qyteti është një destinacion i përsosur për kulturë dhe shopping.Liqenet e famshme të Italisë Veriore – Como, Garda dhe Maggiore – janë perla natyrore me pamje piktoreske dhe qytete romantike buzë ujit.
KUJDES: Çmimi mund të ndryshojë. Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.
Itinerari
Fluturimi Direkt Tiranë – Milano Bergamo . Nisja më 06:10 – Mbërritje në Milano më 08:40. Nisja për në Liqenin Garda. Nisja për në Garda. Ndalesë dhe Vizitë rreth 1 orë. Nisja për në Riva del Garda. Ndalesë dhe Vizitë rreth 30 minuta.(Opsionale) Udhëtim me traget në Limone Sul Garda nga Riva del Garda. Vizitë rreth 1 orë. Kthimi me traget për në Malcesine. Ndalesë në Malcesine, Vizitë 30 minuta. Nisja për në Sirmione. Ndalesë dhe Vizitë rreth 30 minuta. Kthimi në Milano.. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet e Milanos., si: Palazzo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Liqenin e Komos. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Ndalesa e parë në Komo. Vizitë për rreth 1 orë. Nisja për në Tremeso. Ndalesë dhe Vizitë për rreth 1 orë. (Opsionale) Lundrim me traget në Bellagio nga Tremeso. Vizitë për rreth 1 orë. Kthimi me traget për në Mannagio. Ndalesë në Mannagio. Vizitë për rreth 1 orë. Vazhdimi i udhëtimit për në Lugano. Sistemimi dhe akomodimi në hotel pranë Luganos.
Mëngjesi në hotel. Vizitë rreth 2 orë e Monumenteve Kryesore të qytetit: Katedralja San Lorenzo, Kisha Santa Maria, Parco Ciani, Piazza della Riforma etj. Vazhdimi i udhëtimit drejt Liqenit Lago Maggiore. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Ndalesa e parë në Locarno. Vizitë rreth 1 orë. Nisja për në Cannobio. Ndalesë dhe Vizitë rreth 1 orë. Nisja për në Verbania. Ndalesë dhe Vizitë rreth 1 orë. Transfertë për në Aeroportin e Milano Malpenza . Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 22:20 – Mbërritje më 00:15.
Në pagesë përfshihen
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
- Akomodim në hotel,
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Opsionale:
Bileta e tragetit Riva del Garda – Limone sul Garda – Malcessine €25.
Bileta e tragetit Tremeso – Bellagio – Mannagio €25.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
379 €