SKU: N/A Kategori:

Milano,Lugano,Liqeni Como & Maggiore 3 Ditë

DestinacioniItali
Dite
Kohëzgjatja3 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

►21 – 23 Mars – €359/person
Vizitohet: Milano, Lugano, Liqeni Maggiore, Como, Liqeni Como

Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 06:05 – 08:10 Malpensa
Kthimi: Malpensa 21:55 – 23:50 Tirane.

Itinerari

Takimi në aeroportin “Nënë Tereza” me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit, sipas orareve përkatëse.
Fluturimi nga Tirana në Milano Malpensa në 06:05 – 08:10.
Pas përfundimit të procedurave aeroportuale, nisja me autobus drejt Luganos (udhëtimi zgjat rreth 1 orë e 30 minuta).
Vizitë e qytetit të Luganos, duke përfshirë:
-Parco Ciani, një nga parqet më të bukura buzë liqenit
-Piazza della Riforma
-Shëtitje panoramike buzë liqenit
Në vijim, nisja drejt Lago Maggiore (Locarno / Verbania), udhëtimi zgjat rreth 1 orë e 30 minuta.
Ndalesë panoramike dhe shëtitje buzë liqenit
Pas përfundimit të vizitave, nisja për në Milano, rreth 2 orë.
Sistemimi dhe akomodimi në hotel.
Mbrëmje e lirë.

Mëngjesi në hotel. Nisja me autobus drejt Liqeni Como, (udhëtimi zgjat rreth 1 orë e 30 minuta)
Vizitë e qendrës historike të Comos, duke përfshirë katedralen e Komos si dhe shëtitoren buzë liqenit
Lundrim panoramik në Liqenin Como, duke përfshirë ndalesa në Bellagio, shëtitje në qendrën ikonike dhe kohë për drekë në Varenna.
Pas përfundimit të vizitave, kthimi për në Milano.
Mbrëmje e lirë dhe akomodim në hotel.

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit vizitë panoramike e Milanos, duke përfshirë:
-Duomo di Milano dhe sheshi qendror
-Galleria Vittorio Emanuele II
-Teatro alla Scala (jashtë)
-Castello Sforzesco (panoramë e jashtme)

Kohë e lirë për shopping ose kafe.
Në vijim, transferim drejt Aeroportit Milano Malpensa.
Fluturimi 21:55 nga Milano dhe mbërritja 23:50 në Tiranë.
Fundi i shërbimit tonë.

Në pagesë përfshihen

  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm

Në pagesë nuk përfshihen

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Hyrja në monumente dhe muzeume.
  • Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
  • Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese

Politikat E Fëmijëve

Fëmijët 0–1.99 Vjeç: Paguajnë 130€ Total

Fëmijët 2–9.99 Vjeç: Paguajnë 40€ Më Pak Se Çmimi I Të Rriturit

Fëmijët 10+ Vjeç: Paguajnë Si Të Rritur

Politikat E Udhëtimit

Programi I Udhëtimit Mund Të Ndryshojë Në Përputhje Me Rrethanat Në Vijim:
• Nëse Kompania Ajrore Ndryshon Oraret E Nisjes Dhe Mbërritjes
• Nëse Oraret E Vizitave Opsionale Kanë Disponueshmëri Të Ndryshme Nga Ato Të Parashikuara
• Nëse Ka Vonesa Për Shkak Të Trafikut Ose Qëndrimeve Të Zgjatura Gjatë Ndaleseve Të Planifikuara. Shoferi I Autobusit Ka Orar Pune Me Ligj Dhe Ndalese Të Detyrueshme

Në Çdo Rast, Programi Do Të Zbatohet, Duke Bërë Korrigjimet Dhe Spostimet E Nevojshme

Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevat teke të bashkuar

Akomodimi në dhomë single ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet

Për fëmijët 0–1.99 vjeç, çmimi i paketës është 130€

Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 10 ditë para nisjes

Pagesa e bërë është e pakthyeshme

Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forcave të jashtme

Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme, si mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

Nëse personi që udhëton me grup nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe udhëton me njërin ose asnjërin prind, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)

Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi

Për çdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale

Përzgjedhja e vendeve në avion është rastësore në momentin e check-in-it online. (Për vende specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit)

► Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktiviteti tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë operatorëve lokalë që mundësojnë këto shërbime. Për çdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti njoftohet përpara kryerjes së shërbimit.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

359 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Milano,Lugano,Liqeni Como & Maggiore 3 Ditë

359 

In stock