Mostar,Medjugorje & Ujëvara Kravica
Mostar – Medjugorje – Ujevara Kravica
► Shtator: 20-21, 27-28.
► Tetor: 4-5, 11-12, 18-19, 25-26.
► Nentor: 1-2, 8-9, 15-16, 22-23.
Hotel 3* ose 4* (Ne Medjugorje) – €65/person (Mengjes + Darke)
Itinerari
Vizitë në Mostar dhe Medjugorje
-Nisja nga Tirana në orën 05:00.Vazhdimi i udhëtimit drejtë pikës kufitare të Hanit të Hotit. Procedura doganore. Pas kalimit në territorin e Malit të Zi, ndalesa e parë do të jetë në Tuz të Malit të Zi për kafe.
Vazhdimi i udhëtimit më pas drejtë Bosnje dhe Hercegovinës. Vizitë në Mostar ose ndryshe qyteti i menekshese ku do të kemi mundësinë të shohim:
– Urën e famshme të Mostarit;
– Rrugën e famshme të mjeshtërve të vjetër;
– Xhaminë e madhe;
– Katedralen e betontë të Mostarit (e vetmja në Europë);
Kohë e lirë më pas për të shëtitur në qytetin e vjetër të Mostarit. Pas vizitës së Mostarit, vazhdimi i udhëtimit për në Medjugorje. Akomodimi në hotel. Darka në hotel.Pas darkës vizitojmë Medjugorjen ose vendin e ”Gospa Mira” (Zonja e Paqes), shtatoren që qan, si dhe Katedralen e Shenjtë të qytetit duke shijuar bukuritë e këtij vendi të bekuar.
Peligjinazh në Medjugorje – Ujëvara Kravica
Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, nisja më pas drejtë vendit ku është shfaqur Shën Mëria, vendi i mrekullive për shumë besimtarë që vijnë nga shtete të ndryshme të botës për të vizituar këtë vend hyjnor.Më pas vazhdojmë vizitën tonë në ujëvarat e Kravicës, në një nga mrekullitë e natyrës në zonën e Medjugorjes. (Opsionale 10 euro extra bileta)Vazhdimi i udhëtimit për kthim në Tiranë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.Mbërritja në Tiranë në darkë.Fundi i shërbimit tonë.
Në pagesë përfshihen
- Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
- Akomodimi në hotel 3* ose 4*
- Transporti me automjet komod
- Mëngjesi dhe darka
Në pagesë nuk përfshihen
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Dreka
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
- Taksa lokale 1 EUR
- Bileta e hyrjes në Ujëvaren Kravica. extra 10 euro
- Taksa e hyrjes ne Bosnje 3 euro/personi
Politikat e femijeve:
Ne rastin kur nje femije akomodohet ne nje dhome me 2 te rritur aplikohet ulja si me poshte:
• 0-2.99 vjec jane falas
• 3-6.99 vjec perfiton 50% zbritje
• Mbi 7 vjec pagese e plote
Shenim:
► Akomodimi ne dhome teke (single) ka pagese extra, ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
► Nese krevati nuk do te jete dopjo, do te jene dy krevate teke te bashkuar.
► Per realizimin e ketij udhetimi numri minimal i pjesemarresve eshte 20 persona.
► Ne rast anullimi te udhetimit, klienti njoftohet 3 dite para.
► Per rezervim duhet kryer 50% e shumes brenda 24h, ndersa pagesen e plote deri 7 dite para nisjes.
► Ne rast anullimi nga klienti pagesa e bere eshte e pakthyeshme.
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane: mungese dokumentacioni, ekspuls etj.
► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udheton me njerin ose asnjerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar.
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per prishje te automjetit deri ne 2h 59min, pas ksaj ore, nese automjeti nuk rregullohet apo nuk zevendesohet agjensia ju rimburson 35% te cmimit te paketes.
► Cmimet e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjeter lokal mund te ndryshojne dhe jane pergjegjesi e vete operatoreve lokale qe mundesojne keto shitje. Per cdo ndryshim ne lidhje me keto aktivitete, klienti lajmerohet perpara kryerjes se sherbimit.
► Rezervimi i vendeve te para ne autobus, ka nje kosto ekstra 15 euro/person, vendet e dyta kane kosto 10 euro/person, vendet e treta 5 euro/person, ndersa pjesa tjeter e vendeve te autobusit nuk mund te rezervohen dhe mund te merren vetem ne momentin e nisjes.
► Te dhenat e nisjes dergohen minimalisht nje dite perpara udhetimit me mesazh ne numrin tuaj te kontaktit. (sigurohuni qe numri juaj te jete i vendosur sakte gjate momentit te rezervimit)
Sugjerim:
Sugjerohet qe te keni me vete sandwich per mengjes pasi ne rrugen qe ndiqet nuk ka opsione restorantesh per konsumimin e mengjesit!
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
65 €