SKU: N/A Kategori:

Romë-Tivoli 3 Ditë

DestinacioniItali
Dite
Kohëzgjatja3 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

►3-5 Tetor €349/person
►28-30 Nentor €349/person

Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 06:00–07:40 Rome.
Kthimi: Rome 22:55-00:30 Tirane.

Itinerari

Takimi me stafin tonë në Aeroportin “Nënë Tereza” 2 orë përpara fluturimit, sipas orareve përkatese të specifikuara më sipër.
Pas mbërritjes në aeroport, vazhdojmë vizitat në sheshet kryesore të Romës siç janë: Piazza Venecia, Altare della Patria si dhe Pantheoni.
Kohë e lirë për drekë në një nga resortantet lokalë.
Pas drekës, do të vazhdojmë vizitën në Fontana di Trevi, Piazza Scanderbeg, Piazza del Popolo.Pas këtyre vizitave, do të bëhet kthimi për në hotel.Sistemim dhe akomodim në hotel.

Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit do të vazhdojmë me Vizitën në Vatikan: Katedralja e Shën Pjetrit, Muzeu i Vatikanit dhe Kapela Sistine.
Hyrja me pagesë extra, opsionale.
Vazhdojmë vizitën në Castel Sant’Angelo si dhe Piazza Navona.
Kohë e lirë për drekë.Pas dreke, vizitë në qytetin e vjetër: Shëtitje në lagjet e vjetra dhe të bukura të Romës, Trastevere.Kthimi dhe akomodimi në hotël.Mbrëmja e lirë.

Mëngjesi në hotel.
Vazhdon vizita në disa atraksione të tjera të qytetit të Romës si: Colosseum, Roman Forum (Hyrja me pagesë extra/opsionale)
Pas vizitave do të nisemi drejt Tivolit, një qytet i vogël dhe piktoresk afër Romës, është i njohur për historinë e tij të pasur dhe vilat madhështore. I rrethuar nga male dhe me pamje mahnitëse.
Ndër vendet më të famshme është Villa d’Este, e njohur për kopshtet e saj të bukura dhe shatërvanët e mrekullueshëm. (Hyrja me pagesë extra/opsionale)
Pas këtyre vizitave, do të bëjmë nisjen drejt aeroportit.
Kthimi nga Roma në Tiranë në mbrëmje, sipas orarit të mësipërm.Fundi I shërbimit tonë.

Në pagesë përfshihen

  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10 kg)

Në pagesë nuk përfshihen

  • Gjithçka e papërmendur më sipër.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Taksa lokale për turistët 1.5/personi/natë
  • Dreka dhe darka
  • Bileta e hyrjes në Coloseo
  • Bileta e hyrjes në Vatican
  • Bileta e hyrjes në Villa d’Este

Politikat e fëmijëve

– Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total
– Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit
– Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur.

Poitikat e udhëtimit.

Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.

Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.
Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
Akomodimi në dhomë single ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
Për fëmijët 0-1.99 vjeç, çmimi i paketës është 130 euro.
Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 10 ditë para nisjes.
Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forcave madhore të natyrës.
Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme si mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
Nëse personi që udhëton me grup nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje).
Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi.
Për çdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
Përzgjedhja e vendeve në avion është rastësore në momentin e check-in-it online. (Për vende specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

► Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë operatorëve lokalë që mundësojnë këto shërbime. Për çdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet para kryerjes së shërbimit.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

349 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për person.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Romë-Tivoli 3 Ditë

349 

In stock