Sarandë,Ksamil & Gjirokastër 3 Ditë
► Qershor: 19-21, 26-28
Hotel Prive 3* €99/P (Me Mëngjes) ; Hotel Nertili 4* – €129/P (Me Mëngjes + Darkë)
► Korrik: 03-05, 10-12
Hotel Prive 3* €109/P (Me Mëngjes) ; Hotel Nertili 4* – €159/P (Me Mëngjes + Darkë)
► Korrik: 17-19, 24-26, 31-02 Gusht
► Gusht: 07-09, 14-16, 21-23, 28-30
Hotel Prive 3* €129/P (Me Mëngjes) ; Hotel Nertili 4* – €189/P (Me Mëngjes + Darkë)
► Shtator: 04-06, 11-13, 18-20, 25-27
Hotel Prive 3* €119/P (Me Mëngjes)
Akomodimi kryhet në Standard Room
Itinerari
► Nisja nga Tirana oren 06:00 .
► Nisja nga Durresi ne oren 06:30.
Vazhdimi i udhetimit drejt qytetit te Sarandes, Ndalese gjate rruges per kafe. Me pas do te bejme nje pushim per vizite ne qytetin historik te Gjirokastres. Pas vizites ne Gjirokaster. Nisemi per vizite ne Syrin e Kalter. ( Distanca nga trau deri te syri i Kalter eshte 2 km me kembe ) Pas vizites ne Syrin e Kalter vazhdojme udhetimin drejt qytetit ne Sarande. Akomodimi ne hotel ne Sarande. Shfrytezimi i faciliteteve te hotelit. Pasdite e lire, Darka ne hotel. Pas darkes mbremja e lire.
Lundrim me skaf ose anije: Krorez – Kakome – Gremina – Plazhi Ushtarit – Gjiri Rrojdhes
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit shkojmë në portin kryesor të qytetit të Sarandës dhe fillojmë lundrimin me skaf ose anije. Gjatë këtij lundrimi fantastik do të ndalojmë në plazhin e Krorezës, Kakomes, Plazhin e Ushtarit dhe Gjirin e Rrojdhes. Kthimi përsëri në portin e Sarandës rreth orës 16:00.
(Lundrimi me anije ka një kosto prej 30 euro). Pjesëmarrja minimale për t’u realizuar është 10 persona. Personat që nuk duan të jenë pjesëmarrës mund të qëndrojnë për plazh në Sarandë. Konsumimi i darkës në hotel.
(Ne raste kur nuk është e përshtatshme të lundrohet, njoftimi bëhet nga Kapiteneria e Portit dhe plazhi do të bëhet pranë hoteleve përkatëse.)
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi për në Ksamil. Qëndrim për plazh dhe konsumimin e drekës në Ksamil. Nisemi për udhëtimin e kthimit nga Ksamili drejt Tiranës rreth orës 15:30–16:00. Mbërritje në Durrës dhe Tiranë në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë.
Në pagesë përfshihen
- Transporti me automjet komod
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
- Akomodim në hotel
- Mengjeset per ditet e qendrimit
Në pagesë nuk përfshihen
- Hyrja Në Monumente Dhe Muzeume
- Gjithcka Papërmendur Në Çmim Përfshihet
- Lundrimi Me Anije €30
- Bileta E Hyrjes Në Syrin E Kalter – 50 Lekë/Person
Politikat E Femijeve
• 0-2.99 Vjec Janë Falas
• 3-9.99 Vjec, Nëse Akomodohet Në Krevat Me 2 Të Rritur, Përfiton 50 % Zbritje
• Mbi 10 Vjec Paguan Si Te Rritur
Shenim
► Akomodimi Ne Dhome Teke (Single) Paguan 75% Me Shume.
► Për Realizimin E Ketij Udhetimi Numri Minimal I Pjesëmarrësve Është 20 (Njëzet).
► Rezervimi I Vendeve Te Para Ne Autobus, Ka Nje Kosto Ekstra 15 Euro/Person, Vendet E Dyta Kane Kosto 10 Euro/Person, Ndersa Pjesa Tjeter E Vendeve Te Autobusit Nuk Mund Te Rezervohen Dhe Mund Te Merren Vetem Ne Momentin E Nisjes.
► Në Rast Anullimi Të Udhetimit Klienti Njoftohet 3 Dite Para.
► Nese Krevati Nuk Do Te Jete Dopjo, Do Te Jane Dy Krevat Teke Te Bashkuar.
► Per Rezervim Nevojitet 50% E Pageses Parapagim Dhe Pjesa Tjeter 7 Dite Para Nisjes.
► Pagesa E Bere Eshte E Pakthyeshme.
► Agjensia Nuk Mban Pergjegjesi Per Prishje Te Automjetit Deri Ne 2h 59min, Pas KsaJ Ore, Nese Automjeti Nuk Rregullohet Apo Nuk Zevendesohet Agjensia Ju Rimburson 35% Te Cmimit Te Paketes.
► Cmimet Dhe Disponueshmeria E Muzeumeve, Ekskursioneve Dhe Cdo Aktivitet Tjeter Lokal Mund Te Ndryshojne Dhe Jane Pergjegjesi E Vete Operatoreve Lokale Qe Mundesojne Keto Shitje. Per Cdo Ndryshim Ne Lidhje Me Keto Aktivitete, Klienti Lajmerohet Perpara Kryerjes Se Sherbimit.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
Price range: 99 € through 129 €

















