SKU: N/A Kategori:

Tour në Dubai & Abu Dhabi – Plazh në Maldive

DestinacioniDubai
Dite
Kohëzgjatja8 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Dubai & Abu Dhabi – Eksploroni luksin dhe inovacionin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Vizitoni Burj Khalifa, Palm Jumeirah dhe shkretëtirën në Dubai, ndërsa në Abu Dhabi shijoni madhështinë e Xhamisë Sheikh Zayed dhe Ferrari World.Maldive – Një parajsë tropikale me ujëra kristal, resorte ekskluzive dhe plazhe me rërë të bardhë. Perfekte për relaks, snorkeling dhe një përvojë romantike mes natyrës së pacenuar.Një kombinim ideal i aventurës dhe pushimeve luksoze!

KUJDES: Çmimi mund të ndryshojë. Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.

Itinerari

Paraqitja ne Check in 2 ore para nisjes dhe njohja me Guiden. Fluturimi Direkt Tiranë – Dubai. Nisja nga Tirana në orën 12:10 – Mbrritja në Dubai në orën 20.15. Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel ne Dubai. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund do të udhëtojl tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qëndra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatervani Kërcimtar.

(Opsionale), Xhiro në perëndim tek rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait – në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgervishtësave në Dubai. Me piknisje në clubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro do tju japi mundesinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
(Opsionale), Darke magjepsese me pamje nga shfaqja me e bukur ne qytet – Shatervani Kercimtar ne Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te perfshire (uje ose pije freskuese) bashke me transferten nga Hoteli.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë – Burj Khalifa.
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Transferta në Aeroportin e Dubait.

Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Kthimi në Dubai.

(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.

Fluturimi direkt Dubai – Maldive . Nisja nga Dubai në orën 02:00 – Mbrritja në Maldive në orën 07.00. Transferta për në Resort me Speed Boat. All Inclusive dhe Fjetje në Resort.

All Inclusive dhe Fjetje në Resort.

All Inclusive në Resort. Transferta për në Aeroport me Speed Boat. Fluturimi Maldive – Dubai – Tiranë . Nisja nga Maldive në orën 23.45.

Mbrritja në Tiranë në orën 13.00.

Në pagesë përfshihen

  • Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
  •  Transfertat nga Aeroporti në Hotel në Dubai dhe në Maldive dhe anasjelltas
  •  Akomodimi në Hotel në Dubai me Mëngjeset në Hotel.
  •  Akomodimi në Hotel në Maldive (Malahini Maldive 4*) me All Inclusive në Hotel.
  •  Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
  •  Shoqërues në shqip në Dubai.
  •  Guida vendase në disa Shëtitje.
  • Vetëm Bagazh dore sipas kërkesave të Kompanisë ajrore.

Në pagesë nuk përfshihen

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  •  Hyrjet në Monumentet që nuk janë përfshirë.

Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:
1. Shtesë për Vizë Hyrje – €99 ( Nese nevojitet)
2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë – €42
3. Darke 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervani – €60
4. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €68
5. Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë – €47
6. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €60
*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente.
2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.
Informacion: Duke filluar nga data 20 Prill 2023 dhe ne vazhdim per shtetasit me pasaporte Shqiptare nuk nevojitet vize hyrje ne Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

1799 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për person.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Tour në Dubai & Abu Dhabi – Plazh në Maldive

1799 

In stock