Udhëtim i Shkurtër në Vjenë
Kryeqyteti elegant i Austrisë, i njohur për pallatet madhështore si Schönbrunn dhe Hofburg, muzikën klasike të Mozartit e Beethovenit, si dhe kafeteritë e famshme me ëmbëlsira tradicionale si Sachertorte. Një qytet ku historia takohet me luksin dhe kulturën e pasur.
KUJDES: Çmimi mund të ndryshojë. Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.
Itinerari
Fluturimi Direkt Tiranë – Vjenë. Nisja më 10.45 – Mbrritje në Vjenë më 12.30. Transfertë në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Transfertë për në Aeroportin e Vjenës. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 18.20 – Mbrritje në Tiranë në 20:00.
Në pagesë përfshihen
-
Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
-
Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
-
Akomodim në hotel me 3 yje,
-
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
-
Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
-
Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.
Nëse Fluturimi bëhet nga Prishtina, ofrojmë dhe Transfertën me Autobus nga Tirana.(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
(Nuk perfshihen bagazhe extra ne cmim)
Në pagesë nuk përfshihen
- Hyrja në monumente dhe muzeume.
- Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
237 €