Udhëtim në Budapest
Budapesti është kryeqyteti i Hungarisë dhe një nga qytetet më të bukura dhe historikisht të pasura në Europë. I ndarë nga lumi Danub në dy pjesë, Buda dhe Peste, qyteti ofron një kombinim unik të arkitekturës moderne dhe asaj tradicionale. Atraksionet e njohura përfshijnë Pallatin Mbretëror, Ura e zinxhirit, Banjot termale dhe Sheshi Heroëve. Budapesti është gjithashtu i njohur për jetën e gjallë nate, restorantet e shijshme dhe historinë e tij të pasur kulturore.
KUJDES: Çmimi mund të ndryshojë. Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.
Itinerari
Fluturimi Direkt Tiranë – Budapest. Nisja më 21:35 – Mbrritje në Budapest më 23:10. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vizitë: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës, Kodra Gellert, Kisha e Shën Matias, Fjetje në Hotel.
Mëngjesi nëHotel. Vizitë në Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela, Fortesa e Peshkatarit dhe Kështjella në Buda. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Szentendre dhe Vishegrad. Transfertë në aeroportin e Budapestit. Fluturimi direkt Budapest – Tiranë. Nisja më 19.30 – Mberritje më 21.00.
Në pagesë përfshihen
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Akomodim në hotel me 3 yje.
- Mëngjeset sipas programit
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë Program.
- Siguracioni në Udhëtim
- Hyrjet në Monumente dhe Muzeume
Kujdes
Nisja për 31 Tetor dhe 28 Nëntor është në 18.20, Mbrritja në 19.45.
Kthimi ështe në 14.20, Mbrritja në 15.45.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
317 € – 383 €