SKU: N/A Kategori:

Udhëtim Në Maltë, 4 Ditë

DestinacioniMalta
Dite
Kohëzgjatja4 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

►14 – 17 Mars €399/person
►10 – 13 Prill €399/person
►8 – 11 Maj €429/person

Vizitohet: Valleta, Mdina, Dingli Cliffs, Fshati Popeye, Blue Grotto (Shpellat Blu)

Itinerari i fluturimeve :
Tiranë – Maltë | 06:00 – 07:50
Maltë – Tiranë | 08:25 – 10:05

Itinerari

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë e 30 minuta perpara përpara fluturimit, sipas orareve përkatëse të specifikuara më sipër.
Nisja nga Tirana në orën 06:00 dhe mbërritja në Maltë në orën 07:50.
Pas përfundimit të procedurave aeroportuale, takimi me autobusin vendas dhe nisja e vizitave turistike.

-Do të vizitojmë qytetin e Valletta, kryeqytetin historik të Maltës
-Upper Barrakka Gardens (pamje panoramike mbi Grand Harbour)
-Republic Street dhe Merchant Street
-Qendra historike e qytetit

Kohë e lirë për drekë.
Në vijim, transferim drejt zonës së Three Cities, ku do të vizitojmë Birgu (Vittoriosa) si dhe Senglea.
Pas përfundimit të vizitave, transferim drejt hotelit dhe sistemimi në dhoma.
Sistemimi dhe akomodimi në hotel.
Mbrëmja e lirë.

Pas mëngjesit në hotel, nisja me autobus turistik për vizitat e ditës.
Vizitë në qytetin mesjetar të Mdina, i njohur si “Qyteti i Heshtur”, me shëtitje në qendrën historike dhe kohë të lirë për fotografi.
Vazhdimi i udhëtimit drejt Dingli Cliffs, klifet më të larta të Maltës, ndalesë panoramike për foto.
Kohë e lirë për drekë gjatë itinerarit.
Pasdite, vizitë në Popeye Village, kompleksi filmik i ndërtuar për filmin “Popeye”, një nga atraksionet më të njohura të ishullit, me pamje spektakolare mbi Anchor Bay.
Pas përfundimit të vizitave, kthim në hotel.
Mbrëmja e lirë.

Pas mëngjesit në hotel, nisja drejt jugut të ishullit.
Vizitë në Blue Grotto, formacione natyrore shkëmbore mbi det. (Xhiro me varkë opsionale, në varësi të kushteve të motit.)
Vazhdimi drejt fshatit tradicional të peshkatarëve Marsaxlokk, i njohur për varkat shumëngjyrëshe “luzzu”.
Shëtitje në port dhe kohë e lirë për drekë me specialitete peshku.
Pasdite, kthim drejt hotelit dhe kohë e lirë për relaks.
Mbrëmja e lirë. Akomodim në hotel.

Në orët e para të mëngjesit, transferim nga hoteli drejt aeroportit të Maltës.
Nisja nga Malta në orën 08:25 dhe mbërritja në Tiranë në orën 10:05.

Në pagesë përfshihen

  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm

Në pagesë nuk përfshihen

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Hyrja në monumente dhe muzeume.
  • Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
  • Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese

Politikat E Fëmijëve

Fëmijët 0–1.99 Vjeç: Paguajnë 130€ Total

Fëmijët 2–9.99 Vjeç: Paguajnë 40€ Më Pak Se Çmimi I Të Rriturit

Fëmijët 10+ Vjeç: Paguajnë Si Të Rritur

Politikat E Udhëtimit

Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme

Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme

Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevat teke të bashkuar

Akomodimi në dhomë single ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet

Për fëmijët 0–1.99 vjeç, çmimi i paketës është 130€

Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 10 ditë para nisjes

Pagesa e bërë është e pakthyeshme

Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forcave të jashtme

Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme, si mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

Nëse personi që udhëton me grup nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe udhëton me njërin ose asnjërin prind, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)

Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi

Për çdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale

Përzgjedhja e vendeve në avion është rastësore në momentin e check-in-it online. (Për vende specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit)

► Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktiviteti tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë operatorëve lokalë që mundësojnë këto shërbime. Për çdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti njoftohet përpara kryerjes së shërbimit.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

Price range: 399 € through 429 €

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Udhëtim Në Maltë, 4 Ditë

Price range: 399 € through 429 €

In stock