Udhëtim në Theth 2 Ditë
Udhëtim në Theth, udhëtime turistike 2 ditore
Akomodimi në bujtinën më të mirë të zonës
► Prill: 04-05, 05-06, 11-12, 12-13, 18-19, 25-26
► Maj: 02-03, 09-10, 16-17, 23-24, 30-31
Standard Room €75/Personi (Mëngjes + Darkë)
Deluxe Room €80/Personi (Mëngjes + Darkë)
Shtëpizë druri €95/Personi (Mëngjes + Darkë)
Itinerari
Nisja nga Tirana në orën 06:00.
Nisja nga Durrësi në orën 05:15 (Pagesë ekstra 5 euro/personi).
Pushim për kafe gjatë rrugës.
Ndalesa e radhës është në Qafën e Thorës rreth 40 minuta, në lartësinë 1630 m, ku kemi një pamje panoramike të Alpeve Shqiptare.
Mbërrijmë në Theth. Kryejmë akomodimin në bujtinë në Theth.
Konsumimi i drekës.
Pas konsumimit të drekës bëhemi gati për të vizituar Syrin e Kaltër dhe vaskat e Nderlysajt. (Për të shkuar te Syri i Kaltër përdoren automjete të zonës, të cilat kanë një kosto ekstra prej 700 lekë vajtje-ardhje deri në Nderlysa).
Më pas vazhdojmë ecje me këmbë për rreth 40 minuta.
Qëndrojmë rreth 40 minuta për të shijuar bukuritë e Syrit të Kaltër.
Pas vizitës kthehemi në bujtinë.
Konsumimi i darkës në restorantin e bujtinës.
Ora 08:00–09:00 Konsumimi i mëngjesit me produkte të freskëta vendi (bukë, djathë, reçel, mjaltë, qumësht, çaj, vezë, etj.).
Pas mëngjesit zbresim në luginë dhe vazhdojmë ecjen paralel me lumin.
Vizitojmë kishën.
Pas kishës vazhdojmë vizitën në Kullën e Ngujimit, ku janë pajtuar mbi 300 gjaqe nga i gjithë bajraku i Shalës.
Vazhdojmë ecjen drejt Ujëvarës së Grunasit, e cila është një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në Alpet Shqiptare, shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj të hollë mbi 30 metra të lartë, së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakteristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore.
Pushojmë rreth 30 minuta për të shijuar pamjen ose për të bërë foto.
Më pas kthehemi për në bujtinë.
Nisja drejt Shkodrës rreth orës 13:00. Ndalesë për pushim dhe drekën.
Mbërritja në Tiranë rreth orës 19:00–20:00.
Fundi i shërbimit tonë!
Në pagesë përfshihen
- Mëngjesi
- Akomodimi në Bujtinë
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
- Transporti
Në pagesë nuk përfshihen
- Darka
- Bileta në Kullën e Ngujimit 150 leke
- Vizita në Syrin e Kaltër me mjetet vendase 700L/p
- Hyrja në monumente dhe muzeume.
- Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
- Dreka
Politikat e femijëve
Ne rastin kur një fëmijë akomodohet në një dhomë me 2 të rritur aplikohet ulja si më poshtë:
• 0-1.99 vjeç janë falas
• 2-5.99 vjeç përfiton 15% zbritje
• Mbi 6 vjeç paguan si i rritur
Shënim
► Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë ekstra 75%.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet).
► Në rast anulimi të udhëtimit nga agjencia klienti njoftohet 1-3 ditë para, dhe pagesa rimbursohet 100%.
► Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 5 ditë para nisjes.
► Pagesa e bërë është e pakthyeshme në rast anulimi nga klienti.
► Agjensia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca të ndryshme madhore.
► Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 2h 59min, pas kësaj ore, nëse automjeti nuk rregullohet apo nuk zëvendësohet agjensia ju rimburson 35% të çmimit të paketës.
► Çmimet e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë operatorëve lokalë që mundësojnë këto shitje. Për çdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet para kryerjes së shërbimit.
► Rezervimi i vendeve të para në autobus, ka një kosto ekstra 15 euro/person, vendet e dyta kanë kosto 10 euro/person, ndersa pjesa tjetër e vendeve të autobusit nuk mund të rezervohen dhe mund të merren vetëm në momentin e nisjes.
► Të dhënat e nisjes dërgohen minimalisht një ditë para udhëtimit me mesazh në numrin tuaj të kontaktit. (Sigurohuni që numri juaj të jetë i vendosur saktë gjatë momentit të rezervimit.)
► Konsumimi i vakteve të bujtinat në zonën e Thethit është i përbashkët me pjesën e grupit.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
75 €















