SKU: N/A Kategori:

Udhëtim në Theth

DestinacioniShkodër
Dite
Kohëzgjatja2 Ditë
Avion
TransportiAutobus
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

► Akomodimi Ne Bujtinen Me Te Mire Te Zones

► Tetor: 11-12, 18-19, 25-26.

Standart Room €79/Personi ( Mengjes + Darke )
Deluxe Room €89/Personi ( Mengjes + Darke )
Shtepize Druri €95/Personi ( Mengjes + Darke )

Itinerari

► Nisja nga Tirana në orën 06:00.
Nisja nga Durresi ne oren 05:15.  (Pagesë extra 5 euro/personi)

(Per realizimin e transfertave nga Durresi duhen minimalisht 9 persona pjesemarres, ne te kundert duhet kryer me transport individual)

Pushim per kafe gjate rruges. Ndalesa e radhes eshte ne Qafen e Thores rreth 40 minuta, ne lartesine 1630 m. ku kemi nje pamje panoramike te Alpeve Shqiptare. Mberrijme ne Theth. Kryejme akomodimin ne bujtine ne Theth. Konsumimi i drekes. Pas konsumimit te drekes behemi gati per te vizituar Syrin e Kalter dhe vaskat e Nderlysajt. Per te shkuar te Syri i Kalter perdoren automjete te zones e cila ka nje kosto extra prej 700 leke vajtje-ardhje deri ne Nderlysa. Me pas vazhdojme ecje me kembe per rreth 40 minuta. Pas vizites kthehemi per ne bujtine. Konsumimi i darkes ne restorantin e bujtines.

 Ora 8.00 – 9.00 Konsumimi i mengjesit me produkte te fresketa vendi (buke, djathe, recel, mjalte, qumesht, caj,veze,etj.)Pas mengjesit zbresim ne lugine dhe vazhdojme ecjen paralel me lumin. Vizitojme kishen.
Pas kishes vazhdojme viziten ne Kullen e Ngujimit, ku jane pajtuar mbi 300 gjaqe, nga i gjithe bajraku i Shales. Vazhdojme ecjen drejt ujevares se Grunasit, e cila eshte një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në alpet Shqiptare, shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të larte së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojne një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Pushojme rreth 30 minuta per te shijuar pamjen ose per te bere foto. Me pas kthehemi per ne bujtine. Nisja drejt Shkodres rreth ores 13.00. Ndalese per pushim dhe dreken. Mberritja ne Tirane rreth ores 19.00-20.00
Fundi i sherbimit tone!

Në pagesë përfshihen

  • Akomodimi në Bujtinë
  • Mëngjesi, dreka, darka
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Transporti

Në pagesë nuk përfshihen

  • Bileta në Kullën e Ngujimit 150 leke
  • Vizita në Syrin e Kaltër me mjetet vendase 700L/p
  • Hyrja në monumente dhe muzeume.
  • Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
  • Dreka e dites se dyte

Politikat e femijëve
Ne rastin kur një fëmijë akomodohet në një dhomë me 2 të rritur aplikohet ulja si më poshtë:
• 0-1.99 vjeç janë falas
• 2-5.99 vjeç përfiton 15% zbritje
• Mbi 6 vjeç paguan si i rritur

Shënim
► Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë ekstra 75%.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet).
► Në rast anulimi të udhëtimit nga agjencia klienti njoftohet 1-3 ditë para, dhe pagesa rimbursohet 100%.
► Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 5 ditë para nisjes.
► Pagesa e bërë është e pakthyeshme në rast anulimi nga klienti.
► Agjensia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca të ndryshme madhore.
► Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 2h 59min, pas kësaj ore, nëse automjeti nuk rregullohet apo nuk zëvendësohet agjensia ju rimburson 35% të çmimit të paketës.
► Çmimet e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë operatorëve lokalë që mundësojnë këto shitje. Për çdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet para kryerjes së shërbimit.
► Rezervimi i vendeve të para në autobus, ka një kosto ekstra 15 euro/person, vendet e dyta kanë kosto 10 euro/person, ndersa pjesa tjetër e vendeve të autobusit nuk mund të rezervohen dhe mund të merren vetëm në momentin e nisjes.
► Të dhënat e nisjes dërgohen minimalisht një ditë para udhëtimit me mesazh në numrin tuaj të kontaktit. (Sigurohuni që numri juaj të jetë i vendosur saktë gjatë momentit të rezervimit.)
► Konsumimi i vakteve të bujtinat në zonën e Thethit është i përbashkët me pjesën e grupit.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

79 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Udhëtim në Theth

79 

In stock