SKU: N/A Kategori:

Valbonë 2 Ditë

DestinacioniShqiperi
Dite
Kohëzgjatja2 Ditë
Avion
TransportiAutobus
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

► Janar: 24-25, 31-01 Shkurt.
► Shkurt: 07-08, 14-15, 21-22, 28-01 Mars.
► Mars: 07-08, 14-15, 21-22, 22-23, 28-29.
► Prill: 04-05, 05-06, 11-12, 12-13, 18-19, 25-26.
► Maj: 02-03, 09-10, 16-17, 23-24, 30-31.

Hotel Fusha E Gjese – €75/Person (Mëngjes+Darkë Me Mbremje Festive)

Itinerari

► Nisja:
-Durres – Ora 05:15 ( Stacioni i Trenit ) – Kosto extra 5 Euro
-Tirane – Ora 06:00. ( Pallati i sportit ” Asllan Rusi ” )

 

*Ndalese e shkurter gjate rruges per kafen e mengjesit.
*Vazhdojme udhetimin drejt doganes se Morines.
*Pas kryerjes se procedurave doganore nisemi drejt qytetit te Gjakoves ku do te vizitojme pikat kryesore te qytetit.
*Me pas Nisemi drejt Lugines se Valbones ku do te mberrijme ne hotel.
*Pas drekes, do te kryhet akomodimi neper dhoma.
*Kohe e lire per shetitje individualisht ne luginen e Valbones.
*konsumimi i Darkes ( Mbremje festive per hotel Fusha e Gjese )

*Konsumimi i mëngjesit në hotel.
*Më pas vizitojmë atraksionet kryesore te Lugines se Valbones:
*Mullirin e Vjetër
*Liqenin e Xhemës duke pershkruar nje ecje rreth 5 minuta.
*Vazhdimi i udhetimit drejt Bajram Currit ku do te kemi nje ndalese per kafe apo akulloret e vecanta qe ofrohen.
*Me pas nisemi drejt Prizrenit ku do te vizitojme pikat kryesore te qytetit si: Lidhja e Prizrenit, Shatervani i qytetit, Ura e te dashuruarve etj..
*Kohe e lire per konsumimin e drekes ne Prizren.
*Pas konsumimit te drekes vazhdimi i udhetimit drejt Tiranes.

Mbërritja në Tiranë, në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë!

Në pagesë përfshihen

  • Transporti sipas programit
  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Akomodim në hotel
  • Mbremje Festive tek Hotel Fusha e Gjësë
  • Mëngjesi+Darka për tek Fusha e Gjësë

Në pagesë nuk përfshihen

  • Dreka e dites se dyte.
  • Transporti Lokal 500 L/person
  • Pijet gjatë vakteve
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Në rastin kur një fëmijë akomodohet në një dhomë me 2 të rritur, aplikohet zbritja si më poshtë:
• 0-2.99 vjeç – Falas
• 3-5.99 vjeç – 50% zbritje
• Mbi 6 vjeç – Pagesë e plotë si i rritur

INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
• Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë shtesë +75%.
• Nëse krevati nuk është dopio, do të jenë dy krevate teke të bashkuar, ose anasjelltas.
• Për realizimin e udhëtimit kërkohen minimum 20 pjesëmarrës.
• Në rast anulimi të udhëtimit nga agjencia, klienti njoftohet 1–3 ditë përpara.
• Për rezervim kërkohet 50% parapagim, ndërsa pjesa tjetër 5 ditë para nisjes.
• Pagesa është e pakthyeshme në rast anulimi nga klienti.
• Agjencia nuk mban përgjegjësi për persona të kthyer nga policia për arsye si mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
• Për fëmijët nën 18 vjeç që udhëtojnë me vetëm njërin (ose asnjë) prind, kërkohet prokurë e noterizuar.
• Agjencia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 2h 59min. Pas kësaj kohe, nëse automjeti nuk riparohet apo nuk zëvendësohet, rimbursohet 35% e çmimit të paketës.

INFORMACION MBI VAKTET
• Mëngjesi: Petulla, djathë, gjalpë, vezë të ziera, reçel, çaj – shërbehet në formë bufe.
• Dreka: Meze të përbashkëta (sallatë, fli, perime në zgarë), pjatë personale me mish dhe patate.
• Darka: Meze të përbashkëta (sallatë, fli, perime në zgarë, xaxiq), pjatë personale me troftë ose fileto pule, shoqëruar me patate.

Vaktet konsumohen në mënyrë të përbashkët me pjesën tjetër të grupit.

INFORMACION SHTESË
• Çmimet e muzeumeve, ekskursioneve dhe aktiviteteve lokale mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e operatorëve lokalë. Klienti njoftohet paraprakisht për çdo ndryshim.
• Rezervimi i vendeve në autobus:
– Vendet e para: €15/person
– Vendet e dyta: €10/person
– Vendet e treta: €5/person
– Pjesa tjetër e vendeve nuk rezervohen dhe merren vetëm në momentin e nisjes.
• Të dhënat e nisjes dërgohen minimum një ditë para udhëtimit në numrin tuaj të kontaktit.
(Sigurohuni që numri të jetë i vendosur saktë gjatë rezervimit).

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

75 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Valbonë 2 Ditë

75 

In stock