SKU: N/A Kategori:

Vermosh,Tamarë ,Plavë ,Guci

DestinacioniShqiperi
Dite
Kohëzgjatja2 Ditë
Avion
TransportiAutobus
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Vermosh është fshati më verior i Shqipërisë, i vendosur në Alpet Shqiptare, në rajonin e Malësisë së Madhe, rreth 31 km nga Tamara. I pozicionuar mbi 1000 metra lartësi mbidetare, ai ofron pamje mahnitëse të maleve të larta dhe luginave të thella. Ky fshat është një destinacion i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurës, duke ofruar mundësi për ecje malore, kalërim, peshkim dhe eksplorim të peizazheve të paprekura

Lepushë – Tamare – Vermosh – Plavë – Guci – Vuthaj

►  20-21, 27-28

► Hotel Rosi – 70 euro/person (mëngjes + darkë)
► Hotel Mountain View Inn – 75 euro/person (mëngjes + darkë)
► Villa Mountain View – 80 euro/person (mëngjes + darkë)

Itinerari

Nisja nga Tirana ne oren 06:00.
Nisja nga Durresi ne oren 05:15. (pagese extra 5 euro/personi)
(Per realizimin e transfertave nga Durresi duhen minimalisht 9 persona pjesemarres, ne te kundert duhet kryer me transport individual)

Ndalesa gjate rruges, nje ne aksin rrugor Lezhe – Shkoder per te pire kafen e mengjesit.Ndalese ne Ballkonin Leqet e Hotit ku shijojme pamjen e mrekullueshme qe na rrethon ne te katerta anet.
Mberritje ne Lepushe, ne dreke.Me pas i drejtohemi Ujvares se Lepushes (rreth 45 minuta ecje malore vajtje – ardhje)

(Shenim per personat qe nuk duan te bejne ecjen mundet te qendrojne tek bujtina, shetitje aty prane ose kohe e lire).Pas Lepushes vizitojme qendren e fshatit te Vermoshit dhe kishen e tij . Me pas nisemi per ne Plavë duke kaluar doganen ”Bashkimi” dhe vizitojme Liqenin e Plavës.Mberrijme ne Guci dhe akomodohemi ne hotel Rosi ose Mountain view Inn. Vjen koha e darkes, shijojme ushqimin ne tavolinat e shtruara me gatimet tradicionale te zones. Mbremje festive.

Konsumimi i mengjesit ne hotel mes ajrit te paster dhe gjelberimit perreth, duke shijuar gjithe natyren fantastike te trevave Shqiptare ne Malin e Zi.
Me pas nisemi per ne fshatin Vuthaj ku do te bejme vizite ne Krojet e Ali Pashe Gucise dhe ne Syrin e Kalter te Skafkacit sebashku me Ujvaren Gërla. I drejtohemi pikes doganore ” Bashkimi “dhe mberrijme ne Tamare per konsumimin e drekes . Kthehemi per ne Tirane me nje ndalese te shkurter gjate rruges. Mberritja ne Tirane rreth ores 21:00 – 22:00.Fundi i sherbimit tone!

Në pagesë përfshihen

  • Transporti me automjet komod
  • Mëngjesi dhe darka
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Akomodim në hotel

Në pagesë nuk përfshihen

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Dreka
  • Gjithcka e papërmendur me sipër.
  • Taksa lokale 1 EUR/person/natë

Politikat e Fëmijëve

Në rastin kur një fëmijë akomodohet në një dhomë me 2 të rritur, aplikohet ulja si më poshtë:
• 0-2.99 vjeç janë falas
• 3-5.99 vjeç 50% zbritje
• Mbi 6 vjeç paguajnë si të rritur

Shënim

► Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë ekstra +75%
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, do të jenë dy krevate teke të bashkuar
► Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 5 ditë para nisjes
► Për realizimin e këtij udhëtimi, numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
► Në rast anulimi të udhëtimit, klienti njoftohet 1-3 ditë para
► Pagesa e bërë është e pakthyeshme në rast se anulimi bëhet nga klienti
► Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme, si mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
► Nëse fëmija nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar
► Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 2h 59min. Pas kësaj kohe, nëse automjeti nuk rregullohet apo nuk zëvendësohet, agjensia ju rimburson 35% të çmimit të paketës
► Çmimet e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktiviteti tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë operatorëve lokalë që mundësojnë këto shërbime. Për çdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit
► Rezervimi i vendeve të para në automjet ka kosto ekstra:
• Vendet e para – 15 euro/person
• Vendet e dyta – 10 euro/person
• Vendet e treta – 5 euro/person
• Pjesa tjetër e vendeve nuk mund të rezervohet dhe merret vetëm në momentin e nisjes
► Të dhënat e nisjes dërgohen minimalisht një ditë përpara udhëtimit me mesazh në numrin tuaj të kontaktit. (Sigurohuni që numri juaj të jetë i vendosur saktë gjatë momentit të rezervimit)

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

70 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për person.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Vermosh,Tamarë ,Plavë ,Guci

70 

In stock