Voskopojë & Përmet
Zbuloni magjinë e Voskopojës dhe Përmetit
Një udhëtim që ju çon nga qetësia alpine e Voskopojës drejt bukurisë natyrore dhe termale të Përmetit. Në Voskopojë do të gjeni fshatin e vjetër me histori shekullore, kishat unike dhe ajrin e pastër malor—një vend ideal për relaks dhe natyrë. Më pas, Përmeti ju pret me Ujërat Termale të Bënjës, Kanionet e Langaricës dhe mikpritjen e famshme lokale. Dy destinacione të mrekullueshme për ata që duan qetësi, natyrë dhe eksperienca autentike shqiptare.
Itinerari
Nisja nga Tirana në orën 06.00 AM Ndalesa te shkurtra gjatë Udhëtimit për Kafe dhe Mëngjes. Mberritja në Pogradec. Ndalesë e shkurtër në Tushemisht dhe Parkund e Drilonit. Vazhdimi i udhëtimit për në Korçë. Vizitë e qytetit dhe Drekë e lirë. Pasdite, nisja për në Voskopojë. Vizitë e Kishave dhe Monumenteve te Fshatit te Voskopojës. Fjetje në Hotel në Korçë.
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Ersekë. Ndalesë e shkurtër në Ersekë. Vizitë e shkurtër në Rehovë, fshati në rrëzë të Malit të Gramozit. Vazhdimi i udhëtimit për në Borovë, fshati i famshëm i djegur në luftën II. Ndalesë dhe vizitë tek Ferma Sotira. Drekë e lirë. Nisja për në Leskovik. Ndalesë e shkurtër në Leskovik. Vazhdon udhëtimi për në Llixhat e Bënjës. Vizitë e shkurtër. Vazhdon udhëtimi për në Kanionet e Langarices. Vizitë e shkurtër. Vazhdon udhëtimi për në Përmet. Vizitë e qytetit të Përmetit. Fjejte në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Këlcyrë. Ndalesë e shkurtër. Nisja për në Gjirokastër. Vizitë e lirë në qytet. Drekë e lirë. Pasdite, kthimi për në Tiranë
Në pagesë përfshihen
- Udhëtimi me Autobus
- Fjetje në Hotel 1 natë në Korcë dhe 1 natë në Përmet
- Mëngjese në Hotele
- Shoqërues Shqiptar gjatë tërë Udhëtimit
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë Program
- Siguracioni në Udhëtim
- Pijet gjatë Vakteve
- Hyrjet në Monumente dhe Muzeume
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
75 €

















