Brezovicë & Prevallë 2 ditë
►Janar: 24-25, 31-01 Shkurt
►Shkurt: 07-08, 14-15, 21-22, 28-01 Mars
►Hotel Theranda 4* (Prizren) – 55/personi
►Hotel Yjet e Sharrit (në qendër Prevallë) – €65 BB (darka ekstra 17/person)
►Abi Green Hotel €69 BB (sauna, jacuzzi, hamam) (darka ekstra 20/person)
►Hotel Sharri €89 BB (pishinë, sauna, jacuzzi, hamam)
BB – me mëngjes
Itinerari
►Nisja nga Tirana ne oren 06:00.
►Nisja nga Durresi ne oren 05:15. ( Pagese extra €5/PERSON )
►(Per realizimin e transfertave nga Durresi duhet minimalisht 9 persona pjesemarres)
Vazhdimi i udhetimit per ne Kosovë nga dogana e Morines.
Ndalesa te shkurtera gjate rruges ne Brezovicë per kafe. Qendrim i lire Ski ne Brezovice dhe konsumimin e drekes ne menyre individuale (nuk mungojne sugjerimet e guides nese deshironi). Qendrim rreth 3-4 ore.
Akomodimi ne hotel pasdite. Qendrim i lire per relaks, ne ambientet e hoteleve qe ofrojne facilitete.
Mengjesi ne hotel.
Nisja per ne qendren e skive te Prevalles. Qendrim ne Prevallë per skijim dhe per te shijuar natyren e bardhe perafersisht deri ne mesdite. Me pas Nisemi per ne qytetin e Prizrenit. Vizite ne qender te Prizrenit dhe ne shetitoren buze lumit. Nisemi drejt doganes se Morines. Mberritja ne Tirane & Durres ne mbremje.
Fundi i sherbimit tone!
Në pagesë përfshihen
- Mëngjesi
- Transporti me automjet komod
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
- Pishinë dimërore, Jacuzzi (për Hotel Sharrin)
- Pishinë e jashtme termale (për hotel Sharrin)
- Jacuzzi & Sauna ( Per hotel Abi Green )
Në pagesë nuk përfshihen
- Darka
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Pajisjet e skive
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
- Taksa turistike e hyrjes në Brezovicë, 1 EUR/p
Politikat e fëmijëve:
Në rastin kur një fëmijë akomodohet në një dhomë me 2 të rritur aplikohet ulja si më poshtë:
• 0-2,99 vjeç janë falas
• 3-6,99 vjeç përfiton 35% discount (në krevat me 2 të rritur)
• Mbi 7 vjeç paguan si i rritur
Shënim:
► Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevate teke të bashkuar
► Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 5 ditë para nisjes
► Pagesa e bërë është e pakthyeshme
► Agjensia nuk mban përgjegjësi për kushtet atmosferike, hapjen e teleferikut nga operatorët lokale dhe zhvillimin e sporteve dimërore
► Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
► Në rast anulimi të udhëtimit, klienti njoftohet 1-3 ditë para
► Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme si mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
► Nëse fëmija nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar
► Cmimet e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë operatorëve lokale që mundësojnë këto shitje. Për çdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet para kryerjes së shërbimit
► Rezervimi i vendeve të para në autobus ka një kosto ekstra 15 euro/person, vendet e dyta kanë kosto 10 euro/person, vendet e treta kanë kosto 5 euro/person, ndërsa pjesa tjetër e vendeve të autobusit nuk mund të rezervohen dhe mund të merren vetëm në momentin e nisjes
► Të dhënat e nisjes dërgohen minimalisht një ditë para udhëtimit me mesazh në numrin tuaj të kontaktit (sigurohuni që numri juaj të jetë i vendosur saktë gjatë momentit të rezervimit)
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
55 €















