SKU: N/A Kategori:

Drilon,Voskopojë & Korçë, 1 ditë

DestinacioniKorce
Dite
Kohëzgjatja1 Ditë
Avion
TransportiAutobus
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Voskopojë – Korçë

►Janar: 17, 18, 24, 25, 31
►Shkurt: 01, 07, 08, 14, 15, 21, 22, 28

Itinerari

► Nisja nga Tirana në orën 06:00.

► Nisja nga Elbasani në orën 06:30.

Ndalesë për kafe gjatë rrugës. Vazhdojmë udhëtimin drejt Parkut Natyror në Drilon. Shëtitje e lirë dhe pushim në Drilon rreth 1 orë.
Mbërritja në fshatin turistik e piktoresk të Voskopojës. Shëtitje në fshat për të shijuar ambjentin fantastik që natyra e Voskopojës ofron gjithashtu edhe vizitë në kishat e Voskopojës për tu njohur me trashëgiminë kulturore, të cilat aktualisht vazhdojnë të ruajnë madhështinë dhe rëndësinë e gjithë historisë së përjetuar më parë si një qendër kryesore jo vetëm në Shqipëri por në gjithë perandorinë Bizantine që në shek e 14-të. Kohë e lirë për argëtim nën sugjerimet e guidës. Konsumimi i drekës me produkte bio të vendit në një nga restorantet më të mirë të zonës.
Pas dreke nisemi për në qytetin e serenatave, Korçë. Vizitë në zonën qëndrore të qytetit, tek Pazari, Shëtitorja, Katedralja dhe jo vetëm për rreth dy orë.

Nisemi në rrugën e kthimit, mbërritja në Elbasan dhe Tirane në mbrëmje.

Fundi i shërbimit tonë!

Në pagesë përfshihen

  • Transporti me automjet komod
  • Shoqërues shqiptar

Në pagesë nuk përfshihen

  • Dreka

Shënim:

► Për rezervim nevojitet pagesë e plotë
► Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
► Në rast anulimi të udhëtimit, klienti njoftohet 1-2 ditë para
► Pagesa e bërë është e pakthyeshme
► Cmimet e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë operatorëve lokale që mundësojnë këto shitje. Për çdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet para kryerjes së shërbimit
► Të dhënat e nisjes dërgohen minimalisht një ditë para udhëtimit me mesazh në numrin tuaj të kontaktit (sigurohuni që numri juaj të jetë i vendosur saktë gjatë momentit të rezervimit)
► Rezervimi i vendeve të para në autobus ka një kosto ekstra 5 euro/person, vendet e dyta kanë kosto 5 euro/person, ndërsa pjesa tjetër e vendeve të autobusit nuk mund të rezervohen dhe mund të merren vetëm në momentin e nisjes

Politikat e fëmijëve:

0–1,99 vjeç pa pagesë
2–6,99 vjeç paguan 14 euro
Mbi 7 vjeç pagesë e plotë

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

15 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Drilon,Voskopojë & Korçë, 1 ditë

15 

In stock