SKU: N/A Kategori:

Hallstatt,Vjenë & Salzburg

DestinacioniAustri
Dite
Kohëzgjatja4 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Hallstatt – Fshat piktoresk austriak buzë liqenit, i famshëm për peizazhet alpine, minierat e kripës dhe arkitekturën tradicionale. Një destinacion magjepsës për natyrë dhe histori.

Vjenë – Kryeqyteti i Austrisë, i njohur për pallatet perandorake, operën botërore dhe kulturën e kafeneve. Një qytet ku historia e pasur ndërthuret me artin dhe elegancën moderne.

Salzburg – Qyteti i lindjes së Mozartit, i rrethuar nga Alpet dhe i njohur për arkitekturën baroke, kështjellën Hohensalzburg dhe festivalet muzikore. Një kombinim i muzikës, historisë dhe natyrës së bukur.

Itinerari

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin, 3 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë-Vjenë. Mbërritje në Aeroportin e Vjenës në 12:15 dhe transferim direkt me autobus privat për në Salzburg (udhëtimi zgjat afërsisht 3 orë)
Vizitë panoramike e qytetit historik të Salzburgut. Check-in dhe akomodim në hotel.Mbrëmje e lirë.

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit, nisemi drejt Hallstatt (udhëtimi zgjat rreth një ore), një nga fshatrat më piktoreskë të Austrisë dhe i përfshirë në listën e UNESCO-s. I rrethuar nga Alpet dhe buzë liqenit me të njëjtin emër, Hallstatt ofron pamje unike dhe atmosferë të qetë alpine.
Do të shëtisim në qendrën historike, të bëni foto në pikën panoramike ikonike.
Kohe e lirë për drekë, kafe dhe ëmbëlsirë buzë liqenit, ose, sipas dëshirës, të bëni një mini-udhëtim me varkë.
Për ata që duan një panoramë të gjerë, ngjitja me funikulor drejt Skywalk është opsion emocionue.
Pas vizitave në Hallstatt, pasdite nisja për në Vjenë (udhëtimi zgjat afërsisht 3.5 orë)
Check-in dhe akomodim në hotel në Vjenë. Mbrëmje e lirë.

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit vizitë në atraksionet kryesore të Vjenës, si:
-Katedralen Stephansdom
-Pallatin Schönbrunn
-Ringstraße dhe Hofburg
-Belvedere dhe Naschmarkt
Mbrëmja e lirë. Akomodim në hotel

Mëngjesi në Hotel.Transfertë për në Aeroportin e Vjenës. Fluturimi për në Tiranë sipas orareve të mësiperme.Fundi i shërbimit tonë.

Në pagesë përfshihen

  • Udhëtimi vajtje – ardhje dhe shëtitjet
  •  Akomodim në hotel .
  •  Mëngjese në Hotel.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk përfshihen

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Politikat e udhetimit

Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.

– Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
– Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
– Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 110 euro.
– Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes
– Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
– Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
– Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
– Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
– Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
– Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
– Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).
Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe aktiviteteve lokale mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e operatorëve lokalë. Çdo ndryshim njoftohet klientit përpara shërbimit.

Vizitohet: Hallstatt, Salzburg, Vjenë

Itinerari i fluturimeve :
Tiranë – Vjenë | 10:30 – 12:15
Vjenë – Tiranë | 12:50 – 14:25

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

429 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për person.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Hallstatt,Vjenë & Salzburg

429 

In stock