SKU: N/A Kategori:

Kroçiere në Ishujt Grekë, Celestyal, 6 Ditë

DestinacioniGreqi
Dite
Kohëzgjatja6 Ditë
Cruise
TransportiCruise
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Zbulo bukuritë e Mesdheut me një kroçierë unike që të çon nëpër ishujt më të famshëm grekë dhe qytetin historik të Kusadasit në Turqi. Ky udhëtim magjik kombinon plazhe të kaltër, kultura të pasura dhe peizazhe mahnitëse natyrore.

Në bord të anijes, përjeto luksin dhe komoditetin me restorante të klasit botëror, argëtim për të gjitha moshat dhe aktivitete relaksuese. Çdo ndalesë ofron mundësi për të eksploruar qytete antike, monumente historike dhe kuzhinë autentike mesdhetare.

Kjo kroçierë është zgjedhja perfekte për të gjithë që kërkojnë një pushim që kombinon aventurën me relaksin në një nga rajonet më të bukura të botës.

Itinerari

Nisja nga Tirana në oren 16.00 dhe udhëtimi me autobus për në Athinë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës.

Mbrritja në Lavrion, Athinë. Imbarkimi në Kroçieren Celestyal. Nisja në orën 13.00. Mbrritja në Mykonos në orën 18.00, – Shëtitje Opsionale në Mykonos. Qëndrimi në Ishull deri në 23.00. Darka në Kroçiere.

Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Kusadasi të Turqisë në orën 07.00. Ekskursion dhe Vizitë në Efes. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 13.00. Zbritje në Ishullin Patmos në orën 16.30 – Shëtitje Opsionale në Patmos. Qëndrimi në Ishull deri në 21.30. Darka në Kroçiere.

Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Rhodos në orën 07.00. Ekskursion në Monumentet Kryesore të Qytetit: Akropoli i Lindos dhe Kalaja e Knights. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 18.00. Darka në Kroçiere.

Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Heraklion, Kretë në orën 07.00.  – Shëtitje Opsionale në Kretë. Qëndrimi në Ishull deri në 12.00. Drekë në Kroçiere. Zbritja në Santorini në orën 16.30. – Shëtitje Opsionale në Santorini. Qëndrimi në Ishull deri në 21.30. Darkë në Kroçiere.

 Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Port në Lavrion, Athinë, në orën 06.00. Nisja për në Shqipëri. Gjatë rrugës ndalesa të shkurtra. Mbrritja në Shqipëri.

Në pagesë përfshihen

  •  Udhëtimi vajtje-ardhje me autobus.
  •  Akomodim në Kroçieren Celestyal për 5 ditë Lundrim, 4 net fjetje.
  • Mëgjeset, Drekat dhe Darkat në Kroçiere.
  • Pije Jo Alkoolike gjatë vakteve.
  • Shfaqje, Karaoke, Hyrja në Disko, Sauna dhe aktivitete të ndryshme në Kroçiere.
  • Taksat Portuale.
  • Bakshishet.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk përfshihen

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në Monumentet dhe Muzeumet.
  • Në zbritjet në porte, transfertat me autobus ose teleferik nga Porti në qytet atje ku është e nevojshme pas Zbritjes nga Kroçierja dhe Shëtitjet Opsionale në Vendet e Zbritjes.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

479 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për person.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Kroçiere në Ishujt Grekë, Celestyal, 6 Ditë

479 

In stock