Udhëtim në Berlin
Berlin – Zemra kulturore e Evropës
Berlin është një nga destinacionet më tërheqëse dhe dinamike në Evropë, një qytet ku historia, arti dhe moderniteti bashkëjetojnë në harmoni të plotë. Kryeqyteti gjerman ofron një përvojë të pasur për çdo vizitor, nga eksplorimi i monumenteve historike deri te jeta e gjallë urbane.Berlin është destinacioni ideal për udhëtarët që kërkojnë përvojë kulturore, histori të pasur, ritëm modern dhe atmosferë të lirë e kreative. Është qyteti ku çdo vizitë sjell një zbulim të ri.
Itinerari
Fluturimi direkt Tiranë – Berlin. Nisja nga Tirana në orën 10.00. Mbrritja në Berlin në orën 12.30. Nisja për në Drezden. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritja në Drezden. Vizitë rreth 3 orë në monumentet e Drezdenit. Vazhdimi i udhëtimit për në Leipzig. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Mbrritje në Leipzig. Vizitë rreth 2 orë e monumenteve të Laipcigut. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Nisje për në Potsdam, Udhëtimi zgjat rreth 2.5 orë. Mbrritje në Potsdam. Vizitë e monumenteve tè Potsdamit. Vazhdimi i udhëtimit për në Berlin. Udhëtimi zgjat rreth 40 minuta. Mbrritje në Berlin. Vizitë në: Potsdamer Platz, Jewish Muzeum, Checkpoint Charlie, Alexander Platz, Muri i Shembur i Berlinit, Sistemimi dhe fjetje në hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet e Berlinit, si: Porta e Bradenburgut, Reichstag, Katedralja e Berlinit, Flea Market, Pallati Charlottenburg etj. Fjetje në Hotel.
Transferimi me autobus për në Aeroportin e Berlinit. Fluturimi për në Tiranë, Nisja nga Berlini në orën 14.15. Mbrritja në Tiranë 16.30.
Në pagesë përfshihen
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Berlin – Tiranë.
- Transferta dhe Shëtitjet me autobus.
- Akomodimi në hotel për 3 net.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
437 €