SKU: N/A Kategori:

Udhëtim në Cote d’Azur

DestinacioniFrance
Dite
Kohëzgjatja4 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

KUJDES:
Çmimi mund të ndryshojë. Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.

Itinerari

Fluturimi direkt Tiranë – Nisë. Nisja nga Tirana në orën 06:10. Mbrritja në Nisë në orën 08:20. Transferimi për në Nisë. Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit të Nisës: Teatri Kombëtar i Nisës dhe sheshi aty pranë, Garibaldi, qyteti vjetër, Katedralja e Nisës dhe Sheshi i Drejtësisë, Bulevardi i Anglezëve, një prej shëtitoreve më të bukura të Francës në Mesdhe, ku ndodhen hotelet lluksoze siç janë Westminster, Hotel Royal dhe Negresco, Bulevardi i Pavjonit dhe sheshi Massena. Nisja për në Monako. Mbërritja në Monte Karlo ku vizitohen: Shkëmbi i Monakos, Muzeu Oqeanografik, Parku i Shën Martinit si dhe Pallati i monarkut të principatës së vogël, Lungomare e Albertit të I-rë, ku zhvillohen garat e Formula 1-shit, Sheshi i Kazinos, Sistemimi dhe fjetje në hotel.
Mëngjesi në hotel.
– Nisja për në Antibes, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Antibes, Qytezë Port Jahtesh..
– Nisja për në Cannes, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Cannes, Qytezë e Modës dhe Kinemasë.
– Nisja për në Frejus, Udhëtimi zgjat 1 orë. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Frejus, Qytezë e kohës së Perandorisë Romake.
– Nisja për në Saint Tropez, Udhëtimi zgjat 1 orë. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Saint Tropez, Qytezë e Famshme për Plazhe dhe Rezidenca Luksi.
– Nisja për në Hyeres, Udhëtimi zgjat 1 orë e 15 minuta. Kalim panoramik pa ndalesë në Hyeres, Qytezë e kohës së Mesjetës
– Nisja për në Toulon, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Toulon, Qytet Port Ushtarak i Francës.
– Nisja për në Ciotat, Udhëtimi zgjat 50 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 15 minuta në Ciotat, Qytezë Port Peshkatarësh.
– Nisja për në Cassis, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Kalim panoramik pa ndalesë në Cassis, Qytezë Port Peshkatarësh.
– Nisja për në Marsejë, Udhëtimi zgjat 50 minuta. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore të Marsejës: Pika më e lartë panoramike, simboli i qytetit, Shën Mëria mbrojtëse e Marsejës, Notre Dame de la Garde, Porti i vjetër dhe në fund Pallati dhe shatërvanet Longshamp. Fjetje në Hotel.
 Mëngjesi në hotel. Transferimi për në Aeroportin e Nisës. Fluturimi Nisë – Tiranë direkt. Nisja nga Nisa në orën 09:40. Mbrritja në Tiranë në orën 11:40.

Në pagesë përfshihen

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Nisë – Tiranë.
  •  Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
  • Akomodim në hotel për 3 netë.
  •  Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  •  Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  •  Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në (40x30x20cm).
    (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk përfshihen

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  •  Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Kujdes:

1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Kujdes:
Në Udhëtimin e Ditës së Tretë janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesa, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

483 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për person.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Udhëtim në Cote d’Azur

483 

In stock