SKU: N/A Kategori:

Udhëtim në Japoni

DestinacioniJaponi
Dite
Kohëzgjatja8 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Japonia nuk është thjesht një vend, është një përvojë. Ti je gati?

TUR 8 DITOR 27.11.2025– 04.12.2025

Itinerari

Nisja nga Tirana ne 18:20 (Turkish Airlines )
Fluturimi
TK9250 27NOV Tirana Stamboll 18:20 – 22:00
TK 086 28NOV Stamboll Osaka 02:00 – 18:55

Mbërritja në Osaka
Pasi të kaloni kontrollin e pasaportës në aeroport, do të takoni guidën tuaj japoneze. Më pas do të merrni
transportin (bus) për në hotel.
(Akomodimi: Osaka)

Shijoni kështjellën Osaka-s si dhe Dotombori
Mëngjesi në hotel
Tur i plote ne Osaka
Detajet e turit: Vizitohet Kështjella madhështore Osaka-s dhe parku.
Përvec atraksioneve të teknologjisë së lartë, Osaka ofron një udhëtim edhe në të kaluarën e Japonisë,
vecanërisht në kështjellën e famshme të Osaka-s. Kështjella e Osaka-s përbëhet nga një muze në 7 kate
dhe me një pikë të favorshme 360 gradë në krye. Ku mund të shfrytëzoni rastin për të bërë fotografi të
qytetit.
PM: Shëtitje drejt destinacionit të Dotombori ku është e njohur për billborde-t gjigande. Ku mund të shijosh
ushqimin dhe pazarin.
Dotombori është një nga destinacionet më të mëdha turistike në qytet. Përreth zonës, ka disa pasazhe me
më shumë restorante, dyqane, salla arcade, stalla me ushqime në rrugë dhe argëtime të tjera për të ndriçuar
mbrëmjen.
(Akomodimi: Osaka)

Mëngjesi ne hotel
Transferta me autobus per ne Nara .
City Tour ne Nara
Vizitohet Tempulli Todaiji (statuja e madhe e Budës). Ju do të shikoni shumë drerë në park.
Tōdai-ji (tempulli Todaiji, “Tempulli i Madh Lindor”) është një kompleks tempulli budist që dikur ishte një nga
Shtatë Tempujt e Mëdhenj të fuqishëm, i vendosur në qytetin e Nara, Japoni. Daibutsu Tōdai-ji është një
pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Monumentet historike të Naras së lashtë dhe Thesarit Kombëtar.
Transferte me autobus per ne Kioto
Akomodimi: Kioto

Mëngjesi në hotel
City Tour ne Kyoto
Vizitohet: Arashiyama ku është e njohur për pyllin e famshëm me bambu, Golden Pavilion, Nijo palace.
Arashiyama është një prej vëndeve më të bukura që ndodhen në zonën perëndimore të Kyoto-s. Këtu do të
mund të shikoni një prej vëndeve ku janë bërë një numër I madh fotosh, kopshti gjigand me drurë bambuje.
Këtu mund të vizitoni gjithashtu edhe tempullin e Ujit të bekuar, që është një prej tempujve më të shenjtë në
Kyoto.
Golden Pavilion ku në gjuhën japoneze Kinkakuji është një tempull në veri të Kyoto ku 2 katet e para janë
totyalisht të veshura me letër floriri. Kinkakuji është një strukturë mbresëlënëse ku është e vetmja ndërtesë e
mbetur nga ish-kompleksi i pensioneve të Yoshimitsu. Një ndërtesë e djegur shumë gjatë historisë së saj, dhe
ndërtesa aktuale është rindërtuar në vitin 1955.
Nijo palace Kalaja Nijo u përdor si një pallat perandorak për një kohë përpara se t’i dhurohej qytetit dhe të
hapej si një vend historik. Ndërtesat e pallateve janë padyshim shembujt më të mirë të mbijetuar të arkitekturës
të epokës feudale të Japonisë, dhe kështjella u caktua një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-snë,1994

Mëngjesi në hotel
Tur ne Kyoto gjate paradites dhe transferta per ne stacionin e trenit.
Do të shkojmë drejt Fushimi Inari shrine e cila ka me qindra porta-Torii.
Fushimi Inari është më i rëndësishmi nga disa mijëra faltoret kushtuar Inarit, perëndisë shinto të orizit.
Dhelprat mendohet të jenë lajmëtarët e Inarit, duke rezultuar në shumë statuja të dhelprave nëpër mjediset
e faltores. Ndërsa arsyeja kryesore që shumica e vizitorëve të huaj shkojnë në faltoren e Fushimit Inari është
të eksplorojnë shtigjet malore, si dhe ndërtesat e faltores janë ku gjithashtu janë tërheqëse.
Marrim trenin e shpejtë për në Tokio. (Bullet Train)
Mbasdite e lire
(Akomodimi: Tokyo)

Mëngjesi në hotel
Turi ditor në qytetin e Tokios (pjesa Lindore) me autobus. Vizitohen: Tempulli Asakusa Kannon dhe
Nakamise-dori, Marketi Tsukiji outer (ose Marketi Toyoshu), Ueno (Ameyoko per Pazar dhe parku)
Senso-ji: është tempulli më i vjetër në Tokio dhe quhet edhe Asakusa Kannon sepse aty ndodhet Kanoni,
i njohur në të gjithë Japoninë. Kjo qendër e rëndësishme e adhurimit tërheq 30 milionë vizitorë çdo vit.
Marketi Tsukiji outer: është “Qyteti i Ushqimit” në Japoni ku është i njohur për ushqimet tradicionale
japoneze, me një numër të lartë restorantesh ku tendecat e reja të ushqimit kanë lindur këtu.
Ueno: është një nga qendrat më të mira të Tokios, I njohur për ushqimin, celjen e qershiave si dhe numrin
e lartë të muzeve. Stacioni Ueno është gjithashtu një nga qendrat e transportit në qytet që shërbehet nga
linja të shumta treni, duke përfshirë trenin Bullet (treni plumb), dhe është një pikë e përshtatshme aksesi
midis aeroporteve Narita dhe Haneda.
(Akomodimi: Tokio)

Mëngjesi në hotel
Transferta hotel-aeroport
Nisja nga Tokyo ne 10:15 AM (Turkish Airlines )
Itinerari i kthimit :
TK 051 04DEC Tokyo Stamboll 10:15 – 17:50
TK9249 04DEC Stamboll Tirana 23:00 – 22:40

Në pagesë përfshihen

  • Fluturimi Vajtje /Ardhje me bagazhe te perfshira
  • 6 netë akomodim ne hotele 4* Osaka , Kioto , Tokio
  •  Mengjeset
  • Transferta aeroport – hotel – aeroport
  • Transfertat e brendshme sipas programit
  • Biletat e trenit (Shinkansen) nga Kyoto në Tokio në ditën e peste.
  • Shërbimi i guidës lokale
  • Shoqërues nga agjensia gjatë gjithë udhëtimit
  • Viza hyrese ne Japoni

Në pagesë nuk përfshihen

  • Shpenzime personale
  • Bakshishet për Guidën dhe Shoferin
  • Vaktet të cilat nuk përmenden në program
  • Gjithcka qe nuk përmendet në rubrikën “Përfshihet”

TE RENDESISHME :
o Sugjerojmë që gjithë klientet të pajisen me siguracion shëndetësor për cdo udhëtim.
o Pasaporta duhet të jetë e padëmtuar dhe brenda afatit të vlefshmërisë (6 muaj)

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

2900 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Udhëtim në Japoni

2900 

In stock