SKU: N/A Kategori:

Udhëtim në Theth

DestinacioniShkodër
Dite
Kohëzgjatja2 Ditë
Avion
TransportiAutobus
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Thethi, një perlë e fshehur mes Alpeve Shqiptare, të magjeps me peizazhet e tij mahnitëse, lumin e kristaltë dhe mikpritjen tradicionale. Shëtitjet në natyrë, vizita në Ujëvarën e Grunasit, Syri i Kaltër dhe Kulla e Ngujimit e bëjnë këtë destinacion perfekt për adhuruesit e aventurës dhe natyrës.Thethi është një fshat malor i mrekullueshëm në Alpet Shqiptare, i njohur për natyrën e tij spektakolare, traditat e lashta dhe mikpritjen e ngrohtë. I rrethuar nga male të thepisura, ujëvara të kristalta dhe monumente natyrore si Syri i Kaltër, Thethi ofron një përvojë unike për adhuruesit e aventurës dhe qetësisë. Fshati ruan ende arkitekturën tradicionale dhe kulturën autentike, duke e bërë atë një nga destinacionet më të bukura dhe të paprekura në Shqipëri.

Akomodimi në bujtinën më të mirë të zonës

  • STANDART ROOM €79/personi ( MENGJES + DARKE )
    DELUXE ROOM €89/personi ( MENGJES + DARKE )
    SHTEPIZE DRURI €95/personi ( MENGJES + DARKE )

Itinerari

► Nisja nga Tirana në orën 06:00.
Nisja nga Durresi ne oren 05:15.  (Pagesë extra 5 euro/personi)

(Per realizimin e transfertave nga Durresi duhen minimalisht 9 persona pjesemarres, ne te kundert duhet kryer me transport individual)

Pushim per kafe gjate rruges. Ndalesa e radhes eshte ne Qafen e Thores rreth 40 minuta, ne lartesine 1630 m. ku kemi nje pamje panoramike te Alpeve Shqiptare. Mberrijme ne Theth. Kryejme akomodimin ne bujtine ne Theth. Konsumimi i drekes. Pas konsumimit te drekes behemi gati per te vizituar Syrin e Kalter dhe vaskat e Nderlysajt. Per te shkuar te Syri i Kalter perdoren automjete te zones e cila ka nje kosto extra prej 700 leke vajtje-ardhje deri ne Nderlysa. Me pas vazhdojme ecje me kembe per rreth 40 minuta. Pas vizites kthehemi per ne bujtine. Konsumimi i darkes ne restorantin e bujtines.

Ora 8.00 – 9.00 mengjesi me produkte te fresketa vendi (buke, djathe, recel, mjalte, qumesht, caj,veze,etj.) Pas mengjesit zbresim ne lugine dhe vazhdojme ecjen paralel me lumin. Vizitojme kishen. Pas kishes zbresim tek lumi ku vizitojme Kullen e Ngujimit, ku jane pajtuar mbi 300 gjaqe, nga i gjithe bajraku i Shales. Vazhdojme ecjen drejt ujevares se Grunasit, e cila eshte një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në alpet Shqiptare, shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të larte së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojne një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Pushojme rreth 30 minuta per te shijuar pamjen ose per te bere foto. Me pas kthehemi per ne bujtine. Nisja drejt Shkodres rreth ores 13.00. Ndalese per pushim dhe dreken. Mberritja ne Tirane rreth ores 19.00-20.00

Fundi i sherbimit tone!

Në pagesë përfshihen

  • Akomodimi në Bujtinë
  • Mëngjesi, dreka, darka
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Transporti

Në pagesë nuk përfshihen

  • Bileta në Kullën e Ngujimit 150 leke
  • Vizita në Syrin e Kaltër me mjetet vendase 700L/p
  • Hyrja në monumente dhe muzeume.
  • Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
  • Dreka e dites se dyte

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

79 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për person.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Udhëtim në Theth

79 

In stock