Udhëtim në Vjenë
Kujdes: Çmimet janë dinamike dhe mund të ndryshojnë. Për shkak se ato nuk përditësohen automatikisht, ju lutemi na kontaktoni paraprakisht për të konfirmuar çmimin aktual dhe disponueshmërinë.
Shënim: Çmimi për dhomën single është i ndryshëm nga ai për dhomat dyshe apo të tjera.
Itinerari
Fluturimi Direkt Tiranë – Vjenë. Nisja më 12.25 – Mbrritje në Vjenë më 14.10. Transfertë për në Hotel. Sistemimi në Hotel. Vizite e lirë. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në hotel. Vizite e lirë në qendër të qytetit. Transfertë për në Aeroportin e Vjenës. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 14:45 – Mbrritje në Tiranë në 16:20.
Në pagesë përfshihen
- 
Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
- 
Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
- 
Akomodim në hotel me 3 yje,
- 
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
- 
Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- 
Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
 (Nuk perfshihen bagazhe extra ne cmim)
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
349 € – 489 €















