Udhëtim në Vjenë & Bratisllavë
Kujdes: Çmimet janë dinamike dhe mund të ndryshojnë. Për shkak se ato nuk përditësohen automatikisht, ju lutemi na kontaktoni paraprakisht për të konfirmuar çmimin aktual dhe disponueshmërinë.
Shënim: Çmimi për dhomën single është i ndryshëm nga ai për dhomat dyshe apo të tjera.
Itinerari
Fluturimi Direkt Tiranë – Bratisllavë. Nisja më 08.10 – Mbrritje në Bratislavë më 09.55. Transfertë për në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Stephansplatz & Katedralja St. Stephen’s, Shëtitje në Ringstrasse – rrugë rreth qendrës me ndërtesa historike: Opera, Parlament, Burgtheater, Hofburg Palace – shëtitje në oborre, Volksgarten & Burggarten – kopshte me pamje nga Hofburg dhe statujën e Mozartit. Hundertwasserhaus – ndërtesë me arkitekturë unike, Karlskirche – shesh i bukur.
Opsionale: Ngjitje në Kullë të Ktedrales St. Stepphen.
Opsionale: – Vizitë në apartamentet perandorake te Hofburg Palace dhe muzeun e Sisi.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vazhdon vizita: Schönbrunn Palace – Kopshtet përreth, Ecje në Gloriette, Muzeu Albertina, Hundertwasserhaus – Shëtitje për foto në zonën më të pazakontë të Vjenës, Shëtitje në Prater Park.
Opsionale: – Vizitë e brendshme me audioguide në Schönbrunn Palace.
Opsionale: Hyrje në Muzeun Albertina, – Koleksion me art nga Monet, Picasso, etj.Nisja për në Bratisllavë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Monumenteve të Bratisllavës: Old Town (shëtitja në rrugicat historike, statujat, Hlavné Námestie, Michael’s Gate), Shëtitje përreth Bratislava Castle, St. Martin’s Cathedral, Shëtitje në Eurovea Promenade, Skulpturat e famshme,
Opsionale: Hyrje në Bratisllava Castle.
Opsionale: Hyrje në UFO Tower.
Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në hotel. Transfertë për në Aeroportin e Bratisllavës. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 06.00 – Mbrritje në Tiranë në 07.35.
Në pagesë përfshihen
-
Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
-
Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
-
Akomodim në hotel me 3 yje,
-
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
-
Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
-
Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
(Nuk perfshihen bagazhe extra ne cmim)
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
306 €















