Vjenë & Pragë 4 Ditë
►28 Nentor – 1 Dhjetor €439/person
Itinerari i fluturimeve :
Nisja: Tirane 10:30 – 12:15 Vjene.
Kthimi: Prage 22:40 – 00:35 Tirane.
Itinerari
Takimi 3 orë përpara udhëtimit me shoqëruesin në aeroport.
Udhëtimi me avion Tiranë – Pragë. Mbërritja në orën 10.20 në Pragë.
Transferimi me autobus direkt për në Kështjellën e Pragës, e cila është edhe Kështjella më antike më e lashtë në botë.
Do të vizitojmë më pas, Qendrën Historike të Pragës:Sheshi i Vjetër i Qytetit (Old Town Square) dhe Ora Astronomike.Kisha e Shën Nikollës dhe Kisha Tyn si dhe Charles Bridge për të pare një pamje mahnitëse të qytetit.
Sistemimi dhe fjetje në Hotel
Mëngjesi në hotel
Do të vizitojmë qendrën e qytetit të Pragës si dhe vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Hradčany, Kisha e Loretos, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.
Pas vizitave do të nisemi drejt Vjenës, Udhëtimi zgjat afërsisht 4 orë.
Mbërritje në Vjenë, sistemim dhe akomodim në hotel.
Mëngjesi në hotel.
Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit.Kohë e lirë për qëndrim në Sheshin St Stephen’s Cathedral.Transfera për në hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vazhdon vizita në Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve si dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve.Transfertë për në Aeroportin e Vjenës. Fluturimi për në Tiranë sipas orareve të mësiperme.Fundi i shërbimit tonë.l.
Në pagesë përfshihen
- Akomodimi në hotel 3* ose 4*
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
- Bileta e avionit vajtje – ardhje.
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
- Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm
Në pagesë nuk përfshihen
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Hyrja në monumente dhe muzeume.
- Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
- Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese
Politikat e femijeve
– Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total
– Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit
– Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur.
Politika e Udhetimit
Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.
Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
Akomodimi në dhomë single ka pagesë extra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
Për fëmijët 0-1.99 vjeç çmimi i paketës është 130 euro.
Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 10 ditë para nisjes.
Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca të ndryshme madhore.
Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje).
Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi.
Për çdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
Përzgjedhja e vendeve në avion është rastësore në momentin e check-in-it online. (Për vende specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).
► Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë operatorëve lokalë që mundësojnë këto shitje. Për çdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
439 €